• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Qeverisje e gjatë dhe pa ndryshime

ByEmrush

Oct 9, 2021

Kosova 22 vite pas çlirimit, e 13 vite pas pavarësimit të saj, akoma përfaqësohet nga subjektet 20 e 30 vjeçare.

Pra, të njëjta subjekte, të njëjta fytyra, të njëjtët njerëz, e njëjta ideologji, të njëjtat premtime.

E cili është bagazhi i tyre intelektual e shkencor që ne duhet medoemos ti durojmë të na qeverisin të njëjtit?

Intelekt të zhvilluar nuk duket që kanë, libra shkencor nuk duket që kanë nxjerr për publikun, shpikje shkencore apo avancim të shkencës nuk kanë bërë, zhvillim ekonomik nuk ka arritur të bëjnë, menaxhim të mirë të institucioneve janë bërë baras me zero, eksperienca ndërmarrëseje nuk kanë arritur të fitojnë, eeeee tani?

Mbi bazën e ç’ kafit arrijnë të qëndrojnë në krye të institucioneve shtrohet pyetja?

Ka mjek, ka intelektual të mirëfilltë, ka arkitekt, ka jurist, ka ekonomist, ka shkencëtar, ka afarist, ka artist. E të gjithë këta e kanë dëshmuar personalitetin dhe suksesin e tyre karshi shtetit dhe institucioneve të tija, por nuk arrijnë të depërtojnë!

Pse?

Pasi ti numërojmë të gjitha një nga një, të vjen të pyesësh?

Atëherë…

Cili është kreativiteti dhe përkushtimi i tyre që ka bërë qytetin apo vendin më të jetueshëm për qytetarët e tij, normalisht përveç asfaltit.

Asgjë!

Cila është arsyeja apo merita që ata gëzojnë dhe shfrytëzojnë benifitet e shtetit, i cila në botën demokratike shteti është një pasuri e përbashkët, ku shpërblehen njerëzit e devotshëm për të qeverisur më qytetarët duke u bazuar në të arriturat intelektuale, shoqërore dhe shkencore personale, ku përmes intelektualietit të tyre do tua lehtësonin dhe bëjnë jetën njerëzve sa më të mirë dhe të jetueshme.

Hiç, asgjë, minus zero i bien kjo!

Për çfarë reforma, për çfarë suksesi, për çfarë kreativiteti, për çfarë ardhmërie munden të flasin tash më këto subjekte?

Kaq kohë kanë mundur të qëndrojnë në pushtet, e duke mos pasur asfarë kredibiliteti e as ndonjë përgatitje intelektuale e shkencore.

Ndryshimet duhet të ndodhin, sepse ata që nuk ndërrojnë kurrë mendim dhe qëndrim, duan më shumë vetveten se sa të vërtetën.

Koha kur njerëzit nderojnë vetveten, duhet shumë shpejt ti vjen fundi!

____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush