Kohëve të fundit po vërehet një mungesë e lajmeve mbi korrupsionin, vjedhjet, keqpërdorimet, tenderët, ushtrimi i ndikimit zyrtar, interferimi politik mbi institucione e këso gjëra!
Janë shtua shumë infot mbi inkasimin e të hyrave në buxhet, rritja e të ardhurave për shtetin, investimet në ekonomi, është rritur blerja e armëve dhe janë shtuar investimet në ushtri për rrjedhojë e përforcimit të shtetit, luftimi i korrupsionit, procedimi i vetingut etj.
Më një fjalë, krejt tash çka po shohim nëpër portale të dirigjuara është se: po kthehen marrëveshjet dhe zbatimi i tyre me Serbinë.
Pra, po kthehemi atje ku ata para këtyre i kishin bërë, dhe dhënë nënshkrimet vend e pamenduar fare.
Eh, tash sa munden me u evitua këto marrëveshje për të gjet zbatim në territorin tonë, mbetemi të shohim në ditën në vazhdim.
Nga lajmet që pushtonin hapësirën ditore si zi e ma zi, kemi kaluar në një fushë ku më shumë peshojnë lajmet e mira në këtë vend, duke i zëvendësuar ato të këqijat me një përqindje bukur të theksuar!
Krejt çka ka mbet tash nga oponentët politik është: lufta speciale përmes kinse profesionistëve të fushave si jurist, disa ekonomist, ata nga fushat e sigurisë, ata nga fusha e kinse e inteligjencës, disa diplomatë karrierist që ishin nëpër botë si meritë e subjektit kur ishte në pushtet, e kështu me radhë, disa analistë (disa themi), naj dezertor i dalur nga ndonjë subjekt politik etj.
Sumasumaru, të gjitha do ti japim, porse shpresën kurrë hiç!
Gjëja më me rëndësi në jetën e njeriut është kur kthejnë shpresën, krahas shpresës pastaj kthejnë edhe guximin.
____
ESH
____________
publikime.com
[dictum: Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!]