Zgjedhjet komunale, 2021.
Një ndër premtimet e fushatës që nuk duhej të ishte!
Ne do ti rregullojmë shkollat tona publike më mirë se shkollat private.
Pra, tërthorazi e pranojnë që shkollat publike janë në momentet e tyre të skajshme jo të mira.
Vetëm se synohet arritja e nivelit të atyre privat!
D.m.th. me gjithë atë buxhet shteti nuk arrin as nivelet më të ulëta karshi atyre private, e pastaj ka guxim dhe vazhdon me premtime akoma!
Pra me taksat e qytetarëve, drejtori, zyrtari shtetëror e deri te hierarkia më e lartë e udhëheqësve komunal e shtetëror fëmijët e tyre në shkollat private, aty ku mundësia është realitet.
Kurse qytetarëve të tjerë, të gjorë e të shkretë, ju mjaftojnë premtimet!
Qysh kishin kanë thënë që marrja se ka mbyt askënd.
Kjo thënie po del shumë e vërtetë.
____
ESH
_______________
publikime.com