Atëherë siç raportohet se problemi për zgjidhjen e ngërçit në veri të vendit KFOR ka ofruar një zgjidhje, për tu relaksuar paksa situata për banoret e vendit të cilët jetojnë në viset ku kanë shkuar forcat tona speciale për të siguruar rend dhe ligj.
Komandanti i KFOR-it Federici si propozim për zgjidhjen e krizës momentale, duke respektuar tërësinë territoriale dhe shtetësinë e Kosovës ka ofruar katër kushtet.
- Heqjen e barrikadave serbe të vendosura në rrugë
- Hapjen e rrugës për komunikacion të lirë të mallrave dhe njerëzve.
- Dërgimi i KFOR -it në vend duke zëvendësuar Policinë Speciale të Kosovës.
Kryeministri ynë pranoi kërkesat nga komandanti i KFOR-it, kurse pala serbe e kryesuar nga Vuçic refuzoi.
Nuk ka ndonjë autoritet në vendet që e kanë njohur Republikën e Kosovës me kufijtë ekzistues, dhe të del të kundërshton praninë e forcave policore në shtrirjen në të gjithë vendin, përfshirë edhe veriun e vendit tonë deri në kufi me Serbinë.
Pra, nuk po del veç grackë që janë dërguar forcat tona atje…
Diçka ma shumë!
Ka vetëm disa media dhe analistët që në Kosovë akoma kundërshtojnë këtë vendim, dhe pranin e forcave tona atje!
Lëvizjet kanë filluar, dhe kohës kur njerëzit nderonin vetveten, duket se shumë shpejt do ti vjen fundi!
ShBA-të këmbëngulin që do të jenë pjesë e dialogut të kësaj jave që do të organizohet në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit, kurse Evropianët nga Brukseli kanë thënë se në diskutime janë vetëm tri palë (Kosova, Serbia dhe BE-ja), dhe se të tjerët e mbështesin dialogun vetëm nga jashtë.
Show must go on!
Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha.
____
ESH
____________
publikime.com