Edhe….
Ku u kthyem?
Mbrapa në kohë për 20 vite jemi kthyer përgjatë kësaj fushate elektorale te zgjedhjeve komunale 2021.
Imagjinojeni njerëz shekulli 21, viti 2021!
Sërish retorika e njëjtë: kanalizimi, ujërat e zeza, impiantet, ujësjellësi, mbeturinat, hapja liqeve prej mbeturinave, heqja e vadave.
Shtrimi i rrugëve me asfalt 1.60 cm, shtrimi i trotuareve shkel e shko, ndërtimi i
- Paramendoje hey.
- Premtime me ju shtrua familjeve rrugën me zhavorr, të cilët jetojnë në zona rurale. Premtime për hapjen e gropave skeptike për ujërat fekale (jashtëqitjet e njeriut), av av!
- Premtime me ju hap rrugën dimrit (ndeshi mos me mbet mbyllur).
- Premtime me ju dërgua rrymën e fortë, e me ju heq problemin me tensionin e ultë.
- Premtime për ujë 24 orë, paramendo ujë 24 orë!
Shkojmë!
Premtimet që janë bërë mbi 10, 15 e 20 vite sërish janë në programin e subjekteve.
Do ta rregullojmë shtratin, do ta rregullojmë lumin, do ti heqim telat e rrymës, do ti mbyllim gropat, do të ndihmojmë të varfrit, do të hapim rrugët, do të, do të!
Kur do duhej ne të flasim për!
- Sigurimin shëndetësor.
- Barazinë sociale.
- Ndërtimin i parqeve.
- Rritjen e mirëqenies ekonomike
- Shlyerjen e kredisë dhe borxheve
- Punësimin meritor
- Zhvillimin e ideve përmes konkurrencës
- Ndërtimin e qendrave rekreative dhe sportive
- Ndërtimin e zonave biznesore, ekonomike
- Sjelljen e investitorëve
- Kënde të lojërave për fëmijë
- Rritjen e cilësisë dhe shërbimeve shëndetësore
- Ofrimin e sigurisë për fëmijët tanë
- Shtigje për ecje
- Ndërtimin e shtëpisë për të moshuar
- Zgjidhjen kadastrale të pronave
- Kalimin e të merituarve në konkurse
- Hapjen e një kinemaje
- Etj, etj, etj, vazhdon….
A i ka shkua mendja dikujt që ti bëj vetes një pyetje?
Nëse do e thërrasësh një mik/e, një dost të të vizitoj qytetin tënd.
Ku do i propozoje ta dërgosh?
Sërish mbetem te mendimi se mos liberalizimi i vizave, na ka futur trurin në karantinë!
Ne mendojmë që gjithçka sillet rreth Kosovës.
Shikoni shtetet ku kanë arritur me zhvillimin e jetës së qytetarëve, përdorni youtube, google search!
Kështu që bëj kujdes të lutem.
Ndërtimi i të ardhmes sonë e fëmijëve tanë varet nga ne, plotësisht nga NE.
Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!
____
ESH
____________
publikime.com
Photo: epde. org