• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shtrirja e forcave të rendit në tërë territorin e vendit

ByEmrush

Sep 21, 2021

Duhet një dozë e një nacionalizmi shtetëror pak edhe nga mediat dhe gazetarët.

Përmbushja e obligimeve ndaj shtetësisë së Kosovës duhet të jetë obligim i secilit institucion dhe qytetarë.

Kosova nëse asgjë më shumë në vazhdën e tentimeve të mbajtjes nën kontroll të territorit të saj do të duhej përshëndetur, dhe si rrjedhojë edhe do duhej përkrahur në forma të përgjegjësisë të institucionit apo organizatës që i përket.

Media si një mekanizëm i rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e shtetësisë duhet të jetë adut për ti prirë proceseve të rëndësishme kur kihen parasysh interesat e shtetit dhe qytetarëve të saj.

E përgjegjësia e saj në rastin e shkuarjes së forcave të Republikës në kufirin e Kosovës me Serbinë për të detyruar palën tjetër që të respektoj marrëveshjet e arritura do të duhej të shihej si ogur i mirë për një barazi në mes qytetarëve, dhe fillimin e rehabilitimit të marrëdhënieve ashtu të brishta në mes Kosovës dhe Serbisë.

Nuk është ide e mirë që të vazhdohet me retorika abstrakte të sjelljes panik në mesin e qytetarëve të Kosovës, duke shkuar sipas zhargonit “ne filluam, tash të shohim kundërsulmin”.


Kosova me forcat e saj të rendit nuk po shkon në Serbi, dhe as nuk po bën njëanshëm ndonjë veprim.

Ajo thjeshtë po mundohet dhe është e detyruar të vëjë kushtetutën në funksion brenda tërë territorit të saj, e sa ka mundur në të kaluarën dhe sa do të mundët sot ta arrijë këtë, mbesim të shohim.

Qytetarëve të vendit tash çfarë i duhet është se, institucionet e vendit po zbatojnë ligjin komfor të gjitha standardeve demokratike, duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie, feje apo race.

E tash ne të bombardohemi me lajme se çfarë bëjnë serbët me ushtrinë dhe policinë e tyre, është dhe do të duhej të ishte çështje e tyre, mediat tona këto lajme nuk do të duhej as ti transmetonin.

Forcat tona ushtarake dhe policore, nuk janë shoqata gjuetare, e grupe guerile, e as nuk po shkojnë të dëgjojnë muzikë me shahira në oda.

Kosova Forces, just do it!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush