Ngadalë por sigurtë po shpërfaqet politika Evropiane karshi Kosovës. Me vizitën e Merkel në Tiranë, duhet të marrim mësim që shqiptarët duhet ti shtrëngojnë radhët e veta dhe të hyjnë në luftë të ashpër kundër korrupsionit, kriminalitetit dhe bërjes së një shteti të fortë ekonomikisht dhe të qëndrueshëm ushtarakisht.
Gjermania përmes Kancelares së saj na bëri me dije se sado që shqiptarët janë shumicë në Ballkan, sado që shqiptarët janë populli me i persekutuar dhe përvuajtur në Ballkan vëmendja nuk është te ta, e rrjedhimisht as përkrahja dhe mbështetja.
Ajo vazhdon të shfrytëzoj mendjen shqiptare duke gllabëruar çdo individ profesionist, ajo merr nga Kosova dhe Shqipëria po ashtu fuqinë punëtore, të quajtur “mendja shqiptare”, por sërish nuk është falënderuese.
Ajo vazhdon procesin e rekrutimit si asnjëherë më parë të njerëzve nga Kosova, si fuqi punëtore për firmat Gjermane, duke ju marrë pjesën më të mirë të jetës, rininë e Kosovës.
Ajo përmes formave të aplikimit të një vendi të punës në Gjermani, në vit arrin të marrë fuqi punëtore nga Kosova pothuajse mbi 70 mijë persona. Dhe sikur kjo të ishte sipas rregullave të vet Gjermanisë, por jo!
Këtu paguhet për aplikim dhe pritet 2 vite, paguhet për aplikacion, paguhet për termin, pra shuma të majme parash deri një shqiptarë të arrin në Gjermani, edhe kur arrin atje, sigurisht që borxhet do ti rrinë në kokë për disa vite.
Merkel sërish në fokus favorizues mban Serbinë, dhe krahas pritjeve tona se trysnia do të bëhet mbi Serbinë, ajo vazhdoi me presionet mbi Kosovën, bile kësaj radhe e ndihmoi edhe “vëllai” ynë Edi-ja duke sulmuar KM e Kosovës dhe qëndrimin e tij karshi Serbisë.
Ajo tha: “Disa çështje do të zgjidhen në fund të një procesi. Të gjithë e dinë se jo krejt vendet anëtare të BE-së e kanë pranuar Kosovën. Problemet duhet të zgjidhen që të hapet procesi i anëtarësimit në Union, duke aluduar për Serbinë.
Por, nuk ka kuptim të flitet për fundin e një procesi derisa të mos zgjidhen problemet tjera. Unë jam për një qasje pragmatike. Kjo çështje nuk do të zhduket, përfundoi zonja nga Gjermania.
Sido që të jetë!
Nënshtrimit të Serbisë përmes agjendave të saja të përkrahura nga Shqipëria dhe Maqedonia nuk ju bashkuan as Bosnja as Mali i Zi dhe as Kosova po ashtu.
Por trysnia nuk u bë mbi këto vende, ajo u bë dhe vazhdoi të hapërdahet mbi Kosovën.
Kosova nuk mori mbështetje as ekonomike, as politike, e as premtime se marrëdhëniet për normalizim me Serbinë do të jenë fokus kryesor i agjendës politike të Evropës të kryesuar nga Gjermania si fuqia e vetme mbizotëruese.
Serbia si një adut i shkaktimit të luftërave më të përgjakshme që nga lufta e dytë botërore, sërish po arrin të balancon rolin e saj në gjirin evropian, dhe për rrjedhojë ajo po forcohet mbi kurrizin e shqiptarëve.
Shqiptarët përjetojnë luftën dhe e paguajnë atë me humbje të madhe. Mbi 15 mijë njerëz të vrarë, mbi 1300 fëmijë të masakruar dhe vrarë nga forcat çetnike serbe, mbi 20 mijë femra shqiptare të dhunuara nga forcat ushtarake dhe policore serbe, edhe pas 20 viteve të çlirimit të saj vazhdojnë të nëpërkëmben nga kontinenti të cilit i përkasin, Evropës.
Gjermania vazhdon të marrë fuqinë punëtore nga Kosova, duke përfshirë të gjitha profesionet e mundshme, e posaçërisht po merr mjeket, infermieret, inxhinieret, ekonomistët, duke vazhduar me marrjen e punëtorëve të ndryshëm të profileve si zanatçinj.
Kjo i bien sikur ajo thënia kur e lavdëronin prindin duke i thënë “ti je shumë i mirë, je i drejtë e je i sinqertë.
Je punëtor.
Ama fëmijët si ke të mirë”.
Sumasumaru.
Shqiptarëve edhe njëherë po ju bëhet me dije, që nuk janë shumë të mirëpritur në Evropë, përveç asaj çka mundet me i shfrytëzua.
Shqiptarët duhet një gjë dhe të vetmen ta kenë në mendje, për ne ishin dhe do të mbesin përveç që ishin bashkë çlirimtarë, miq ata do të mbesin edhe përjetësisht aleatët tanë, e ata janë AMERIKANËT.
“Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha kishte thënë Rugova.
Vëmendje dhe kujdes!
“Ne i duam Amerikanët sepse ata na dhuruan lirinë, që ne e dëshironim”.
____
ESH
____________
publikime.com