• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Rruga drejtë skllavërisë

ByEmrush

Sep 10, 2021

Është dobësi të votohet një njeri në vazhdimësi, i cili duke mos dhënë shpjegim jetësor që sjell të mirat sociale për njerëzit, shpenzon paratë e tyre gjithnjë në interesin e tij personal dhe rrethit të tij klientel.

Realiteti është se faktikisht ata që kërkojnë votën në vazhdimësi fare nuk kanë faj.

Në duke e votuar çiftin e tij, i hapim rrugën atij, e pastaj ai mendon dhe kujton se është në rrugën e duhur!

Është një libër që shtjellon filozofinë ekonomike e quajtur ” Rruga drejtë skllavërisë”, ku thotë se planifikimi është rruga drejt totalitarizmit, e cila behët përmes menaxhimit të centralizuar, dhe kjo vjen si rrjedhojë ku edhe liberali Friedrich Hayek beson se një rend i arsyeshëm ekonomik duhet të bazohet në parimin më të gjerë të formës “duke hartuar një kornizë racionale të përhershme në të cilën individët drejtojnë aktivitetet e tyre të ndryshme sipas zotërimit inspirues, e jo sipas planeve apo sipas planifikimeve të tyre”.

Prandaj, nëse liderët tuaj lokal nuk heqin dorë nga pushteti, atëherë kjo konsiderohet plan ambicioz i planifikuesit që është vetëm një lloj, e ajo është “mendjemadhësia fatale”, dhe ky plan i vetëm shfaros plotësisht lirinë e zgjedhjes së individit, nga ku lideri juaj synon majën duke vënë shputat e tij nëpër qafën tuaj.

Pra, “Rruga drejtë skllavërisë” vjen pikërisht si rrjedhojë e një qeverisje shumë vjeçare, të cilitdo nivel të jetë ajo.

Për këtë arsye mendohet që planifikuesit për ruajtjen e pushtetit, Hayek thotë se na dërgojnë drejtë totalitarizmit të plotë.

Kjo shmangie për disa vite me radhë e barazisë individuale para ligjit si një mekanizëm që funksionon në demokraci është shkelur në vazhdimësi, dhe synohet që kjo gjendje të vazhdohet, normalisht nëse qytetarët i thonë po “planifikimit” të këtyre individëve që janë kapur dhe rreshkur për pushteti.

Ata janë asgjë nëse do të zhveshën nga pushteti, dhe për rrjedhojë do të djegin çdo kartë për qëndruar aty ku janë përmes sejmenëve të tyre.

Sundimi i ligjit është garancia e lirisë dhe kriteri për të bërë dallimin midis vendeve të lira dhe qeverive autoritare. Sundimi i ligjit i referohet posaçërisht fuqive shtrënguese të qeverisë që mund të ushtrohen vetëm në një mënyrë që mund të dihet paraprakisht në ato rrethana që janë të kufizuara më parë me ligj, dhe se një ditë ligjin të cilin e kanë patur mbi tavolinë, do të jetë adut për gjykimin e tyre.

Mbahu nëno mos ke frikë!

Keep it going!

Përpjetëza vazhdon…

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush