IKHZHP i përkrahur nga “Open Information Partnership” (OIP) nga Londra, ka publikuar raportin nga monitorimi i mediave serbe dhe ruse, që kishin të bënin me dezinformata në lidhje me Kosovën.
Lajmet e rreme me target Kosovën, si objektiv i caqeve ruso-serbe vetëm nga Janari deri me Dhjetor të 2020-ës, ka kaluar numrin 4800 lajme.
Kurse nga Janari deri në Maj numri i tyre ka arritur 6678 lajme të fabrikuara dhe plotësisht të rreme në dëm të Kosovës, dhe qeverisje së saj.
E sidomos kjo kohë duket e theksuar në rënien e qeverisë në kohën e pandemisë, duke rrëzuar një qeveri dhe duke krijuar një tjetër pa organizmin e zgjedhjeve.
Mediat e përzgjedhura serbe që janë monitoruar gjatë vitit të kaluar kanë qenë Tanjugu, Informeri, Novosti, Kuriri, B92-shi, Politika dhe Naša Borba, ndërsa mediat e përzgjedhura përkatëse me origjinë ruse ishin Russia Today, Sputnik International, Sputnik Serbia, Meduza, Russia Insider, TASS, The Moscow Times, Newsfront, Unz, The Duran, dhe Pravda Report, si dhe Ministria e Jashtme Ruse dhe Kremlini.
Monitorimi i të dhënave ka treguar se nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2020, mediat e përzgjedhura serbe i kanë publikuar 4.800 lajme që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kishin të bënin me Kosovën, ku Tanjugu i kishte botuar 701 prej tyre, Informeri 720, Novosti 783, B92-shi 1,642, Kuriri 183, Politika 569 dhe Naša Borba 69 lajme.
Ne jemi dëshmitarë se shumë media tona citonin agjencione serbe zakonisht Tanjugun dhe B92, e sidomos përgjatë kohës së negociatave që ishin paraparë të zhvilloheshin në Washington nën ndërmjetësimin e Grenell.
Dekonstruktimi i këtyre lajmeve tregon se dezinformatat e mediumeve të përzgjedhura serbe synonin krijimin dhe forcimin e narrativave për lëkundjen e themelit të legalitetit të shtetësisë së Kosovës dhe që e mohojnë të drejtën e saj për ta ushtruar sovranitetin si shtet i pavarur, duke e akuzuar atë për mosrespektimin e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut të ndihmuar nga Bashkimi Evropian, duke i diskredituar institucionet dhe udhëheqësin e saj, posaçërisht udhëheqësit që vinin nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish Kryeministrin Albin Kurti, duke e paraqitur atë si një shtet të dështuar dhe problematik që është shndërruar në “një shtet të mafisë” dhe vatër të krimit të organizuar, të trafikimit dhe radikalizmit, i cili po ashtu e shtyp komunitetin lokal serb, e planifikon dëbimin e tij përmes operacioneve sekrete ushtarake, dhe e rrezikon trashëgiminë e Kishës Ortodokse në vend.
Në kohën e pandemisë, qeveria rrëzohej!
Ju mund ta imagjinoni kohën sa ishim të përfshirë në pandeminë si pasojë e virusit covid19, askush nuk e dinte çfarë do të ndodhte në ditët në vijim.
Kurse dikujt edhe pse ishte kjo kohë e vështirë për qytetarët e vendit i shkonte mendja të ndërrohej qeveria, vetëm e vetëm për të arrit në ulësen ku synimet ishin të përpjesëtoheshin nga hiqi në milioner.
Nëse këto gjëra që tregojnë të vërtetën tashmë po dalin ngadalë krejt ngadalë, sigurisht që për dy-tre vitet e ardhshme, të vërtetat e tjera do të jenë edhe më të dhimbshme.
Nëse 6678 lajme të rreme janë ardhur nga Serbia dhe Rusia, kjo me automatizëm nënkupton dyfishimin e këtyre lajmeve të ardhura edhe nga brenda Kosovës.
Mediat në Kosovë në të shumtën e rasteve kanë ra pre e këtyre lajmeve, dhe si rrjedhojë disa prej tyre akoma sot vazhdojnë që burimet kryesore si kundërshti ndaj qeverisë së Republikës, vazhdojnë to shfrytëzojnë burimet nga serbet dhe rusët.
Pra, nga 6678 x 2 = janë bë 13356 lajme të fabrikuara dhe të rreme, që kanë gjetë treg krejtësisht në Kosovë.
Kjo tregon se për një vit kanë qarkulluar mbi 13356 lajme të rreme në Kosovë, e që në ditë kjo përpjesëtohet me:
13356 / 365 ditë = 37.5 lajme ditore janë sjellë nëpër internet dhe media para syve dhe mendjes së shqiptarëve brenda kufijve të Kosovës.
Prandaj më lehtë është të vuash nga e vërteta se sa të kënaqesh nga rrena, e te në disa akoma vazhdojnë të ikin të vërtetës duke u kënaqur me rrenën.
Pastaj ne habitemi akoma pse jemi shoqëri e politizuar!
Sepse, besojmë në gjithçka!
____
ESH
____________
publikime.com
[Dekonstruktimi është një qasje për të kuptuar marrëdhënien midis tekstit dhe kuptimit. Dekonstruktion – zbërthim, zbërthimi.]