• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Përshtatja në realitetin e ri

ByEmrush

Sep 3, 2021

Po kthehemi edhe njëherë të vartësit dhe përfituesit e subjekteve politike, agjendat dhe vardisja pas tyre që nga fillimi, e deri tek përfitimi i të mirave materiale krejtësisht në interesin personal dhe familjar.

Kaherë njerëzit kanë shkruar, rishkruar, bërtitur e folur se ky vendi ka filluar teposhtën, dhe se ky vend ka çaluar së funksionari si një shtet normal përkrah zhvillimit të vendeve si në rajon e po ashtu edhe më gjerë.

Pra, disa që para luftës e tërë pasluftës, kanë përfituar nga mënyra të ndryshme duke u valëvitur nëpër institucione të shtetit, e shpesh duke i mbajtur nga dy e tre vende të punës, duke përfituar vet dhe me tërë, me fëmijë, reja, dhëndurë dhe në plotësi me rrethin e tyre familjar, sot shfaqin hapur mos pajtimet me institucionet që vet i kanë ndërtuar.

Si përkrahës të denjë të partisë, përveç privilegjeve që kanë pasur gjatë tërë qeverisjes së subjektit të tij, ata ka pasur mundësin edhe të shtrinë influencën që të ndihmojnë të tjerët në nxënien e një vendi të punës, kryerjen e një pune  të një rëndësie të veçantë, marrjen e ndonjë tenderi, përfitimin e ndonjë ville, banese në bregdet e kështu me radhë.

Por këta vartësit nuk u ndalen me kaq…

Shfrytëzuan subjektin politik përgjatë tërë kohës sa ishte në pushtet, dhe krijuan biznese, u bën aksionar nëpër ndërmarrje, morën përfaqësi të bizneseve të huaja në Kosovë, mbushen magazinat me produkte, dhe nga tregu i vogël dolën në biznese të mëdha për ti furnizuar pastaj bizneset e vogla.

Krejt këto i bënën për disa muaj, u futën në treg, prishën çmimet, shkapërderdhën tregun, dhe i mbyllën bizneset e tyre pastaj.

Kjo në zhargonin afarist i bie që “shpërlan” paratë, i futën në letra, dhe krejt jemi ok.

Kishte thënë Berluskoni “mos më pyetni për milionin e parë si e kam bëre, të tjerat ju tregoj me letra pikë n’pikë.

Trrap, subjekti ju pëson fiasko pas 20-30 viteve dhe rrëzohen nga pushteti, ideatorët dhe shtet ndërtuesit, fillojnë qarjen…

Fillojnë ankimet, kundërshtitë, mospajtimet, mallkimet, sulmet, etiketimet, fyerjet dhe krejt suksesin apo mossuksesin e të tjerëve i baraspeshojnë me zhvillimet e tyre, dhe si rrjedhojë ata mendojnë që standardet që i kanë venë ata duhet medoemos të respektohen edhe nga të tjerët.

Këta lloje individësh, nuk mundet të adaptohen në një shoqëri të re të ardhur në pushtet, dhe për pasojë shumë prej tyre që janë njohur për intelektual, atdhedashës, shtet ndërtues, ju është shpluar fytyra e vërtetë që kishin arritur ta maskonin për mrekulli dhe për kaq shumë kohë.

Në shtetet që kishin dhe kanë një demokraci të mirëfilltë zhvillimi, pushtetet ndërrohen me kohë, dhe në çdo 4 vite përmes zgjedhjeve.

Fitonte njëri, hypte në pushtet, qëndronte 4 vite, binte poshtë, shkonte.

Mbaheshin zgjedhjet…

Fitonte tjetri, hypte në pushtet, qëndronte 4 vite, binte poshtë, shkonte.

Dhe kështu ishin ndërtuar shtetet, dore pas dore, ose si thonin disa nostalgjik, se Jugosllavia ishte ndërtuar “gurë mbi gurë”.

Te ne e kundërta e kësaj, po hype njëherë në pushtet, krejt jetën do të mundohet të qëndroj aty, dhe gjithë nën arsyetimin e bërjes dhe ndërtimit të shtetit, në fakt krejtësisht punon në dëm të tij, e për interesin e tij dhe të subjektit.

Kurse, këta që sot humbjen nuk e shijuan si normale, dhe si ndëshkim që qytetarët ju bënë për pasojë e humbjes së shpresës së jetuari në ketë vend, nuk ndalen për ti shikuar anët e veta negative, por vazhdojnë ti fyejnë me terminologjitë që i kanë pasur vet si etiket (pra hajn i thonë të tjerëve, kurse vet kanë vjedh).

Nejse!

Pothuajse mos tu ndalte, shteti i tillë çfarë e kemi sot ne, mund të themi se është i ndërtuar vetëm për familje dhe individ të caktuar, të përfaqësuar përmes subjekteve të tyre, duke shkuar aq larg sa që gati u bën monark, dhe silleshin me pasuritë publike pos të ishin të trashëguara nga paraardhësit e tyre, si thonë “si me ja lënë baba”.

Shkelnin mbi të tjerët që kontributin ndaj atdheut nuk e kishin ndalur kurrë, nuk bënin hesap asnjë njëri tjetër përjashta subjektit të tyre, ti lindej, shkollohej, rritej, bëjë një master jashtë vendit, ktheheshe në atdhe, për një vend punë duheshe ti shkojë në zyre një dibiduzi, vetëm e vetëm pse ai ishte kaherë i kyçur në strukturat e partisë, dhe kishte arritur majat e hierarkisë së shtetit si meritë e klientelizmit dhe lëpirjes pas atyre bossave të vet.

Imagjinojeni këtë gjë, sikur të ishe një femër, e ku duhej dhe si duhej të silleshe të depërtoje duke fituar një vend pune.

Le, mos e imagjino hiq!

Dhe tash, normalisht që është e vështirë të pajtohesh më ndryshimin, është dhe do të jetë edhe më e vështirë shumë kur të fillojnë thirrjet për arsyetimin e krijimit të pasurisë para shtetit, do të jetë absolutisht katastrofë kur reputacioni i tyre do të dëmtohej deri në aty sa që nuk do të jenë në gjendje më ti marrin dikujt 4 mijë euro për një vend pune…


Rrënimi teksa fillon…

Benificione të panumërta nga pasuria e shtetit, deri në atë masë që kishte thënë një politikan njëherë që edhe në bisedime kur kanë shkuar në Bruksel, së pari kanë caktuar personelin që do ti dëfrente atje me i marr me vete, e tek pastaj profesionistët.

Po dështuan të parat, janë anuluar krejtësisht edhe vizitat dhe shkuarjet në Bruksel e gjetiu nëpër Evropë.

Këta lloje të këtyre tipave, e kanë vështirë të pajtohen me realitetin e ri…

Kjo asocion në një tregim për një milioner kur kishte humbur dhe kishte ra në zero, bile nën zero.

“Tipi kishte humbur, dhe assesi të pajtohej me këtë. Shkoi te mjeku popullor, sepse i kishin propozuar që ai të ndihmon në kapërcimin e kësaj gjendje.

Pasi shkoi atje, po i tregon ngjarjen e tij, dhe po i ankohet, se si kush ishte, çfarë kishte dhe ku ka rënë.

Ai mjeku popullor ia ktheu, pasi shkruaji diçka në një letër, dhe ja dha atij duke i thënë: një vit ose dy i ke pak të vështira, pastaj mësohesh”.

____

ESH
____________
publikime.com

By Emrush