• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Mbeturinat nëpër liqene

ByEmrush

Sep 3, 2021

Me sa mbaj mend, përgjatë rrugës për Prishtinë me punë normalisht, nja 2 apo 3 herë brenda vitit pata hasur në aksione të zyrtarëve qoftë komunal, qoftë aksione nga qeveria për pastrimin e pendës së Livoçit, e cila gjendet në dalje të Gjilanit në drejtim të Prishtinës.

Disi të mbushej mendja që sa herë që dëshiron të gjesh mbeturina, dhe sa herë që dëshmon të bësh një marketing zyrtar që të kthesh vëmendjen e qytetarëve kah ti, merr një aksion në pastrimin e kësaj pende.

Këtu me sa është parë deri më tani, asgjë nuk është ndërmarr për parandalimin e rrjedhave dhe hedhjes së mbeturinave, normalisht ne vetëm më pasojat merremi.

Pastaj pas pasojave, fillojnë investimet dhe keqpërdorimet në sanimin e tyre.

Mirë, krejt mirë!

Në foto është një rosë, provoni nëse mund ta gjeni?

____
ESH
____________

publikime.com

[Photo credits: A.SH]

By Emrush