• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Integrimi dhe integriteti shqiptar

ByEmrush

Sep 3, 2021

Për që e koklavisim duke shtjelluar e stërholluar çdo gje, ku duke u munduar të dalim sa me in ndaj diçkaje që s’ja kemi idenë, kjo ska diskutim!

Në shumë shtete Evropiane disa media, sepse mund të themi lirisht që jo krejta, nuk të lodhin njerëzit duke ju bërë thirrje për vaksionim.

Rrinë me Zvicëran, Gjerman dhe asnjë nga ta nuk e permend nëse je vaksionuar apo jo, e aq me pak me dhënë nëpër rrjete sociale edhe kartën e vaksionimit me emer e mbiemer.

Ne Ch krejt vaksinimi apo mosvaksinimi u bë e madhe nga vet shqiptaret, ata aq shume i frynë kësaj ngjarje saqë të gjitha gazetat po thuajse kthyen kokën kah shqiptarët, dhe kur gazetat dhe portalet vendase marrin të shkruajnë për Shqiptarët në Zvicër, gjithnjë kihet parasysh kontesti negativ, me konotacion përbuzes ndaj një etnie që jeton tash e 50 vite atje.

Aq larg shkojnë shqipet duke e fyer kombësinë e vet, sa që thonë që nëse nuk je vaksinuar, nuk je i integruar fare në shoqërine Zvicerane, bile bile ata etiketohen se kapacitetet e tyre intelektuale janë nën çdo nivel, dhe se kanë mbetur të tillë çfarë kanë ardhur në ch.

Vet Gjermania e Zvicra deri vonë kishin problem për ti bindur qytetarët e tyre për tu vaksinuar, e bile kane akoma problem kur dihet që nuk ka arritur as 50% e popullatës të vaksinohen, megjithë që fryhen shifrat sa i perket kësaj çeshtje.

Ne duke u munduar të tregohemi me Gjerman se Gjermanët, ose më Zvicran se Zvicranët, fyejmë etninë tonë deri në ato nivele se i hapim dhe ngjallim apetitet urrejtëse ndaj të huajve që kanë vendasit.

Çfarë kampanje kundër Shqiptarëve, se kinse sigurimet Zvicrane kanë pësuar humbje duke shkuar me i marrë Shqiptarët në Kosovë, e si rrjedhojë e kësaj ata e kanë bartur virusin në Zvicër.

E për që me vite të tëra paguajnë Shqiptarët sigurime të larta, kjo fare nuk potencohet, për që janë tatimpagues për vite të tëra, sërish kjo nuk luan ndonjë rol.

Për që janë zgjedhur deputet, kryeparlamentar kantonesh, mjeke specialist, afarist, drejtor klinikash, bankier, humanist, artist, këngëtar, sportist.

Sportist nime krejt reprezentacioni kombëtar i Zvicrës mbahet nga Shqiptarët, por as këto sipas tyre, e më shumë sipas nesh nuk tregojnë për integrim!

Veçse!

Po se more vaksinën, atëherë nuk je i integruar!

Krejt kjo më kujton një storie që na tregone një miku ynë se si e fitojne Shqiptarët azilin në Francë.

Pra sipas tij: “duhej të flisje sa më shumë keq për vendin nga vjen, duke etiketuar luftetarët e UÇK-së për sulme, keqtrajtim, e duke treguar për terrorizmin islamik që përhapet në Kosovë, për bandat kriminale, vjedhjet e kërcenimet, pasigurinë etj.

Atëherë sa më shumë që sajoje dhe krijoje një histori të keqe për vendin nga vjen, aq më lehtë e fitoje azilin!

Te tille jemi ne!

Në vend që të mbrojme njeri tjetrin dhe vlerat e përbashkëta kombëtare, ne sulmojmë, dhe kur ne sulmojmë njeri tjetrin e bëjmë një dëm dyfish më të madh, sepse prekim pikat më të dobëta të etnisë dhe personalitetit tonë!

Kishte thene Konica “ “Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq.

Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni.

Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit.”

Prandaj mos i vëni zjarrin vetit, sepse të tjerët do të kënaqen duke ju parë hirin.

Ani, krejt jeta jote me mbi 52 vite jetesë në Zvicër, integrimi yt po u lidhka me marrjen ose jo të vaksinës.

Çfarë injorance…

____

ESH

____________

publikime.com

Finding source: https://www.albinfo.ch/integrimi-dhe-integriteti-shqiptar/?fbclid=IwAR2HohNQ7n-1QOrgvtcEye3yk-Y-brcfMyeHAdsS0adYJeQDAtBQv0qPqm4

By Emrush