• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Fillimi i procesit mësimor

ByEmrush

Aug 26, 2021

Disproporcion i pushteteve ku po thuajse askush askënd nuk e pyet asgjë.

Secili organ, sado që duken që nuk kanë ingerenca vejnë në pah një mungesë të funksionimit të ligjit, dhe si rrjedhojë as nuk njihet kompetencat e as nuk njihet hierarkia.

Kush kënd nuk e pyet, secili po tregon forcën e vet kërcënuese, e kush po e pëson qytetarët?

Këshilli i prindërve del të jetë më i fortë së MASHT-i, bile kësaj herë ja ka marr kompetencat dhe publicitetin edhe Sindikatës së Arsimit.

Ky këshill që thotë se ka pëlqimin e prindërve të fëmijëve, e në fakt të gjithë ne kemi fëmijë në shkollë po asnjë kërkesë apo njohtim askund nuk ka qenë përpara se të shihet në media.

Humbja e procesit mësimor del të jetë një ndër fatalitetet kryesore që determinon të ardhmen e vendit tonë, duke pasur parasysh me humbjen e mësimit që fëmijët tanë kanë humbur përgjatë 2020/2021, tash të vazhdohet sërish me humbjet e ditëve mësimore, përben një kataklizëm për vet shtetin dhe kombin tonë.

Gjithherë kemi thënë se pavarësisht sfidave dhe kushteve, mësimi duhet të vazhdon!
Ka më shumë se 3 muaj që nxënësit asgjë nuk kanë prekur nga procesi shkollor, dhe si pasojë e kësaj kanë dal pothuajse jashtë çdo rrjedhe mësimore.

Javët kritike të pandemisë që nga paraqitja e covid19 tashmë po marrin më shumë se dy vite kohë, dhe askush nuk po jep një datë që kur do të përfundojnë këto javët kritike të virusit.

Kanë filluar të dalin versione se si ka mundësi që virusi të kalon 5 vjeçarin, e ngjarjet do të duken kështu sikur deri më tani.

Duke u bazuar në ketë, nuk ja vlen të humbet asnjë orë mësimore më tej.

MASHT-it s’po i vjen rendi asnjëherë më dhënë naj vendim, dhe me u duk si përfaqësues institucional i njëmend i Arsimit.

Njëherë sindikata e Arsimit, tash këshilli i prindërve!

E kur me ardh në rend shteti mu vet se?

O tybe me lënë duhanin dhe me lëshu Kosovën kurrë vonë nuk është”.

Deri kur more kështu?!

_____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush