• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Pritje dhe kolona gjithandej

ByEmrush

Jul 31, 2021

Në përgjithësi infrastruktura e ndërtuar me vite në Kosovë, mund të konkludohet si e dështuar në shumicën e investimeve që janë bërë në Kosovë.

Asnjë rrugë, qoftë ajo auto udhë qofshin ato lokal, për të mos i potencuar hyrjet në qytete, një kataklizëm i vërtet pritjeje kah do dhe në çdo drejtim.

Mjafton të marrësh rrugën deri në aeroport nga Prishtina dhe e verën sa dhe si është punuar në ketë vend.

Një orë e gjysmë deri sa të mbërrish në aeroport, 4o minuta deri sa të gjesh një parking, do të qëndrosh 15-20 minuta, dhe pastaj do të presësh një orë për të dal nga parkingu i aeroportit.

Çka ishte edhe më katastrofë, njerëzit paguanin parkingun e aeroportit e deri sa arrinte të rampa, ajo nuk hapej pa bërë pagesën sepse kishin kaluar më shumë se 15 minuta që lejohet prej që kryhet pagesa.

Rrugët në përgjithësi janë të stërngarkuara dhe askund nuk shihet një inxhinieri e mirëfilltë që është zbatuar në realizimin e projekteve qoftë ato të nivelit qendror qeveritar, qoftë ato të niveleve lokale. Bile për këto lokale mos të flasim, sepse ka diskrepancë në mes standardeve dhe realizimit të projekteve nëpër komuna.

Në shumë komuna, më shumë i kanë dhënë mundësi dhe prioritet hyrjes në qytet, se sa daljes, pra qytetet më shumë pranojnë vetura, se sa që shkarkojnë qytetin.

Edhe këta kanë pasur dhe kanë tituj shkencor mr, dr e kështu me radhë!

Nejse!

Infrastruktura rrugore edhe ashtu ka qenë e ngarkuar pa ardhur nga jashtë diaspora fare, mirëpo tash me ardhjen e bashkatdhetarëve, po dalin në shesh edhe projektet e këtyre labilëve profesionist.

Asnjë projekt nuk behët përmes fizibilitetit apo një para studimi disa vjeçar, të gjitha behën ad-hok, sivjet për në mot.

Si gjithë, duke u munduar tu lehtësojmë pushimet bashkatdhetarëve, ne vetëm sa bëhemi pengesë.

Një miku im që kishte ardhur nga Zvicra na tha një ditë: asgjë nuk duket në vendin e vet, asnjë gjëje s’po mundet njeri më i thënë “ok, kjo është mirë”.

Republika e Kosovës duhet të hartoj një plan e cila profitin kryesor që e ka sot nga diaspora ta kanalizoj përmes projekteve që do të përballojnë çfarëdo fluksi në vend, dhe tu lehtësohet qarkullimi dhe qasja njerëzve të ardhur nga diaspora dhe turistëve po ashtu.

Republika jonë nuk po shihet që po ka të hyra financiare nga ndonjë mënyrë tjetër (fabrikat dhe prodhimin e kemi kaluar nëpër qendra të vogla tregtare kaherë).

  • Bien borë, vendi bllokohet.
  • Bien shi, vendi bllokohet.
  • Vijnë bashkatdhetarët, vendi bllokohet.
  • Fluks turistësh në vend, infrastruktura bllokon dhe kolapson.

Do të kishte qenë mirë që këta inxhinierët tanë që kryejnë projektet për komunat dhe nivelin qendror po ashtu, me i pas dërguar ta zamë Los Angjelos, Vjen, Paris, Londër, Frankfurt, Milano, Zurich etj.

Pastaj kur kthehen ndoshta nuk na fyejnë inteligjencën me do projekte që nuk gjendej nuk ma merr mendja as në Nairobi e Kenia.

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush