• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Unë dua të dëgjohem

ByEmrush

Jul 21, 2021

Cili është ndër 3 librat që Kryeministri i Republikës së Kosovës paraqiti në tavolinën e bisedave në mes Kosovës dhe Serbisë të zhvilluara nën trysninë ndërkombëtare në Bruksel.

“Unë dua të dëgjohem”, është libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”

Libri përmban rrëfimet e grave të mbijetuara të dhunimit dhe torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”., për dallim nga veprimet tjera çnjerëzore të krijuara nga lufta e fundit në Kosovë, serbët janë të përfshirë edhe në masakrat, dëbimet, vrasjet në masë të shqiptarëve, por kjo është njolla më e zezë që serbët i bën të mos ndjejnë prezencën e tyre fare në ketë proces të bisedimeve.

Takimi që ishte paralajmëruar nën siglën “Ballafaqimi me të kaluarën”, kaloi nën hije, ku tashmë rrjedha e bisedimeve po merr karakter tjetër, dhe kahja se kah duhet të ecët në këto negociata si duket ka zhvilluar një përcaktim më të theksueshëm që nga ndërmjetësuesit e deri tek palët negociuese.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE), me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), sipas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të shtatorit 2010 ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit rajonal, avancimin në agjendën evropiane dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Rrjedhimisht, si rezultat i pjesëmarrjes në dialog, Serbia u shpërblye me dhënien e

statusit të kandidatit për anëtarësim në BE ndërsa Kosovës iu premtua studimi i fizibilitetit.

Këshilli i Sigurimit kishte autorizuar Bashkësinë Evropiane, pra i kishte dhënë dritën jeshile Evropës si ndërmjetësues në zhvillimin e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Dhe kjo edhe ashtu ndodhi që nga 2010-ta, me gjithë retorikat kundërshtuese të opozitës, të cilët saktë e din cilën rrugë kanë ndjekur, dhe me kënd kanë biseduar duke nisur nga 2010-ta e deri në ditët e sotshme.

Pra, bisedat janë zhvilluar të gjitha nën patronatin Evropian, dhe si rrjedhojë kanë pasur mbështetjen dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara, dikur së fundmi serbët kërkonin edhe përfshirjen e Rusisë në bisedime, shi për këtë Amerikanët zbehnin kohë pas kohe përfshirjen në këto bisedime.

Politika e sotshme po tregon që Amerikanët po përdorin dhe po përkrahin një politikë më të rreptë në këto bisedime, dhe për rrjedhojë të saj Kryeministri i tashëm duket të jetë kartë për ta rrahur Serbinë dhe Evropën fytyrës.

Qeveritë tjera si duket nuk kanë pasur intelektin dhe fuqinë politike të japin më shumë, si pasojë e kësaj bisedimet në vazhdimësi janë zhvilluar vetëm për Kosovën dhe për problemet e saja të brendshme, tash ka një qasje tjetër.

Raportet ndërshtetërore dhe bilaterale.

Mbështetja Amerikane indirekt.

Kjo qasje në këto bisedime në një shteg afatgjatë do të kalkulohet si një politikë largpamëse e cila synohet që përmes qasjes indirekte Kosova të futët në procesin e këtyre negociatave si një partner i barabartë.

Kjo hasi në kundërshti ashtu siç edhe ishte pritur, por megjithatë pas raundit të dytë të bisedimeve, programi për arritjen e ndonjë marrëveshje ka filluar të ristartohet, dhe të merr epilog të kërkesave dhe të trajtimit të palëve në formën e barabartë.

Shih fotot:

Mbi tëre këtë proces, Kosova nuk është ajo që ka imanenc për këtë dialog, e as nuk është që nuk mundet të jetoj pa njohjen nga Serbia.

Përderisa negociatat në vazhdimësi për tëre procesin e deritashëm zhvilloheshin çfarë shihnin mbi tavolinë, atëherë kjo qasje po fillon të ndryshon.

Serbët në raport dhe bashkëpunim të ngushtë me Evropianët përfitonin në çdo takim, kurse me politikën e tyre perverse dëmtonin palën Kosovës në vazhdimësi.

Amerikanët në cilën do mënyrë do të jenë prezent në këto negociata, vetëm se do të varet kush dhe sa e shohin më larg epilogun e këtyre negociatave.

Një gjë e mirë që po del nga këto negociata është se opinioni nuk po mbahet peng me muaj e vite duke folur për negociatat.

S’po luftohet nëpër fushata zgjedhore, duke qenë pjesë tyre negociatat.

Brenda 24 orëve po përfundojnë të gjitha thashë e thënat për dhe rreth takimeve.

Besimi i tepërt është shpesh një veprim prej modestie të tepruar, por mosbesimi i tepërt është gjithmonë fatkeqësi.

Më mirë të besojmë në sukses, se të humbim sensin dhe dëshirën për të jetuar më tej në këtë vend.

Ëho know, someday will be better.

 To be continued….


____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush