• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Pritja nëpër kufi vazhdon…

ByEmrush

Jul 16, 2021

Në bisedë e sipër me familjar, miq e shok bashkëbisedonim për peripecitë e rrugës që kishin përjetuar nga Zvicra drejt Kosovës, ku kolona të gjata i kishin prekur nëpër Itali drejt Kroacisë, nëpër Kroaci drejt Serbisë, nga Hungaria drejt Serbisë, e pastaj në fund nga Serbia drejt Kosovës.

Kemi pritur pothuajse gjithkah, por jo shumë, jo!

Mirë ishte….na ktheu ky miku plotë emocion që kishte udhëtuar nga Zvicra në Kosovë.

Më së shumti pritje prapë te tanët, në kufi të Kosovës pritje katastrofë 2 orë gati!

Në kufi të Kosovës, rrudhim krahët dhe shprehemi me habi ne.

Pse këtu te tanët?

Për sigurim thotë miku ynë që kishte udhëtuar nga Zvicra.

Për sigurim!!!

E pse nuk u hoq sigurimi, pyesim ne njëzëri?

Pagesa për sigurimin ishte hequr vazhdoi miku që kishte udhëtuar nga Zvicra, por pritja për ta marr atë kartonin sërish po vazhdonte.

Epilogu:

Ku është logjika tashmë këtu, pyesim ne?

Ne kemi hequr taksën për pagës për bashkatdhetarët duke marr përsipër që shteti ta mbulon ketë, kurse pritja në marrjen e kartonit të gjelbër sërish vazhdon.

Për që ju kemi hequr tagrën që i vinim mbi qafë bashkatdhetarëve po sa arrinin në kufi është bërë shumë mirë, por ne mendojmë se mërgimtarët më shumë ankesa kanë pasur nga pritjet e gjata, e jo nga pagesa!

Pritja, pritja është ajo miku që po ta gërryen shpirtin sa herë marrim të vijmë drejt vendit tonë, drejt republikës sonë që nuk mundemi ta largojmë as nga ëndrrat tona, shtoi miku ynë i cili mori dhe ndezi një cigare, duke na përkujtuar që kishte udhëtuar me dy fëmijët e tij drejt Kosovës pas një viti e gjysmë.

Koment:

  • Pritje nëpër aeroporte nga kompani të papërgjegjshme që i lenë udhëtaret të presin me nga 10 orë, gra, pleq, fëmijë, të sëmurë, njerëz që udhëtojnë me asistencë.
  • Pritje nëpër pikat kufitare, pritje që nuk ja vlen edhe pas kaq vitesh as të diskutoheshin tashmë.

Ne konsiderojmë që këto praktika të mashtrimeve të kompanive të ndryshme që merren me bartjen e udhëtareve, dhe pritjet e gjata për një copë letër që mund ta merr kah do brenda Kosovës te tejkalohen dhe plotësisht të largohen nga realiteti.

Genug ist genug!

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush