Në Kosovë punonjësit publik, zbatuesit e rendit dhe ligjit, ose më mirë me thënë “zaptuesit” e ligjit saktë e dinë kur e shkelin ligjin.
- Saktë e dinë po ashtu që janë duke bërë një padrejtësi ndaj tjetrit.
- Saktë e dinë që po shkelet ligji dhe e drejta e garantuar kushtetuese.
- Saktë e dinë që qytetari (ankuesi) ka të drejtë dhe se po i nëpërkëmbën të drejtat
e tyre duke lundruar mbi tapitë e shkruara në letër, në një ombrellë si pasuri e përbashkët të quajtur Republikë, shtet.
E din që ligji thotë kështu, por ai e din po ashtu që po e shkel, sepse e bën me vetëdije, dhe në fund të thotë: “ankohu more, ke gjykatat, vazhdo! Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur blla blla edhe qaje kokën ti.
Dhe..
Pastaj pasi tërë këto i dinë saktë, vazhdojnë të të urrejnë dhe të shohin me syrin e armikut, ose mundohen të përbuzin, në shumë raste edhe ndjejnë mëkat për gjendjen tënde, nën moton “mos u mundo kot, se asgjë nuk mund të bësh”.
Pra.
- Këtu ose jemi një shtet kopje, nuk është origjinali.
- Ose është një shtet privat, ndoshta kanë tapi të nënshkruar, e qytetarët nuk e dinë!
- Ose punonjësit të dikastereve të caktuara publike janë imbecil.
- Ose ligji nuk është adekuat e përshtatshëm të zbatohet në ketë vend (tjetër gjë thotë ligji, tjetër gjë vendoset dhe vazhdohet).
- Ose njerëzit (qytetarët) janë të marrë që vazhdojnë të jetojnë këtu!
Të gjitha kërkesat që shteti ka ndaj qytetarit plotësohet: taksa, tatimi, tvsh-ja, tatimi për targat, tatimi në pronë, sigurimet, komunalet etj.
Pse nuk zbatohet ligji, dhe pse vazhdon të shkelet ai, askush nuk mban përgjegjësi. Dhe këta askushat tani nuk i kanë frikën askujt! ( A nxirresh ti a nuk nxirresh, kujt tybe për atë sen nuk i hyn në kry ajo mërzi për ty)
Nejse!
Gjithmonë, gjithnjë shpresën dhe motivin e vetëm njerëzve për të jetuar në këtë vend, ju jep gjykata, si organi i vetëm që ja donë të mirën kësaj Republike!
Ligji ekziston dhe në praktikë nuk zbatohet, duhet gjykata me vendos duke ju bërë me dije që duhet të zbatohet ai.
Atëherë me çfarë legjislacioni punojnë këta, idenë kush se ka!
Katastrofë leute!
____
ESH
___________
publikime.com
[PS: Disi po duket ambienti si përgjatë viteve 90-97 të njohura si vitet e durimit. Duro, duro. Se durimi është shoqëruesi i mençurisë, është i hidhur por fundin e ka të ëmbël. Wer weiß…]