• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kurioziteti i mikut dhe koincidenca me ditët e sotshme

ByEmrush

Jun 9, 2021

Këto të bamat e qeverive të kaluara që po dalin tashmë një nga një, e që siç po jepen faktet s’po shihet diçka që ka shkuar në interes të qytetarëve dhe në dobi të shtetit më e “çuditshmja”, tenderi për mirëmbajtjen e urave, që ishte kontraktuar 500 mijë euro e ishte paguar 5 milion euro, blerja e tokës 3 euro e shit 5 mijë euro disi po asocion me një muhabet të hershëm.

Një miku tonë familjar që pleqëria e kishte shtyrë kah fundi i jetës, kishte qenë shumë kurioz në gjëra teknologjike që e po e ndryshonin botën për të mirë.

Për fat të keq nuk e arriti ditën ta përjetoj këtë vëllim dhe hov kaq të madh të teknologjisë.

OK, tashmë ai gjendet në përjetësi.

Në biseda më këtë mikun gjithnjë kur i tregonin se është ndërtuar një makinë, një pc që funksionon vet, aeroplan, helikopter, buldozer, pajisje tjera që lidheshin me teknologjinë qoftë ato mjekësore, ushtarake apo ndërtimore i merrte më të urtë, dhe krejtësisht shlirë.

Nuk dukej që i lënin shumë përshtypje…

Mirë, mirë thoshte ai…

Shumë përparim i madh, pajisje moderne, teknologji e lartë, zhvillim i mirë dhe lehtësim për jetën e njeriut.

Por, kurioziteti i tij shkonte përtej!

Ore vazhdonte ai me fytyrën prej një kureshtari.

Po çfarë makina janë ato që i kanë ndërtuar këto pajisje, pyeste ai?
Çfarë teknologjie duhet me kanë ajo që i ka ndërtuar këto që po i shohim dhe po prekim ne?

Pra, esenca nuk është gjithnjë vetëm te ajo çfarë shihet…

Nuk është kureshtja gjithnjë vetëm të produkti…

Por çfarë qëndron prapa saj, kush e ndërton, çfarë pajisje është ajo, çfarë fuqie punëtore është angazhuar, çfarë inxhinierie.

Të gjitha këto e kanë një makineri dhe teknologji gjigante të tërë pas, ishte shpjegimi.

Atëherë!

Pikë pyetja krahas pikë çuditëses duhet të vihet në fund, jo duke folur për personazhet që kishin katandisur vendin dhe shkatërruar deri në këtë masë?!

Nuk kanë faj ata!

Por, kush ishin ata që i sollën në kry duhet të jetë pyetja finale?!

Kush i votoj?

Siç po duket, sen s’po shihet akoma!

____

ESH

____________

publikime.com

By Emrush