• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kosova vendi i vetëm pa gazeta

ByEmrush

May 22, 2021

Ajo koha kur ulej në një qoshe të njërit nga kafitëritë e qytetit dhe shfletoje gazetën në mëngjesin e hershëm, si duket në Kosovë i erdhi fundi.

Pra, lexueshmëria dhe mësimi i jetës sociale, ekonomike e historike përmes gazetës më nuk ka mundësi.

Ashtu kështu me lexua kush nuk lexonte ndonjë libër, për shkakun e shumëfleteve të tyre për lexim deri sa të marrish një epilog, e kështu merrej dija përmes gazetave ditore që në të shumtën e rasteve lexonim lajmet e djeshme në ditën e sotshme!

Për nostalgjikët e leximit të gazetave të formateve të mëdha ditore, do të çmallën vetëm nëse kalojnë kufijtë e Kosovës, kah do që do të dalësh do të kesh mundësinë të lexosh një gazetë, por kurrë asnjëherë më në Kosovë.

Tashmë njerëzit nuk po lexojnë gazeta, s’po lexojnë as libra, nuk ju intereson më as historia, ekonomia, gjenetika, filozofia.

Nuk ju intereson më as teknologjia, as shkenca mjekësore!

Asgjë!


Tash këto i mësojnë nga rrjetet sociale, edhe atë në shumicën e raste duke i lexuar vetëm titujt e portaleve!
Bile as brendësinë e tekstit nuk e lexojnë.

Lexojnë komentet.

Komentet e njerëzve që shtrembërojnë histofaktet varësisht se nga kush paguhen për propagandë kundër popullit dhe shtetit tonë!

Thuhet se larmia e mediave online, është historia dhe letërsia e injorantëve.

Pak i kishim, edhe pa to mbetëm!

Mos ki frikë të heqësh dorë nga e mira për të shkuar drejt një të mire më të madhe, kishte thënë Rockefeller, ndoshta edhe nuk ka pas faj.

who knows what the future is?

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush