• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Mbyllja nuk duhet të jetë opsion.

ByEmrush

Apr 8, 2021

Që nga fillimi i paraqitjes së virusit corona, dhe më pas me fillimin e masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi përmes masave anticovid të ndërmarr gjithandej, ne patëm shkruar dhe thënë që mbyllja e biznesit nuk duhet të shikohet si opsion apo si kriter!
Për rrjedhojë të gjitha thirrjet për mos mbyllje kanë dalur të jenë rrugë reale që humbje e madhe shkaktohet nëse autoritet marrin vendim që qon në mbylljen e bizneseve!

Është vërtetuar tashmë në Kosovë, edhe jashtë se mbyllja nuk është barometër që ngadalëson apo se eviton përhapjen e virusit covid.

Nuk duhet të vazhdohet në rrugën e trasuar më herët që vendimet të merren nga zyra, dhe kushdo qoftë që është pjesë e përpilimit të masave anticovid duhet të kuptojnë që miratimi i masave duhet të behën me daljen në terren.

Pra, duhet të formohet një task forcë ku do të dërgonte mekanizmat njerëzor drejt tregut afarist për të parë nga afër pasojat që mund të paraqitën masat që kalojnë në mbylljen e bizneseve.

Masa shtesë duhet të ketë në kontrollin e zbatimit të masave anticovid, e jo të shtrëngohen masat duke quar në mbylljen e biznesit!

Ka vende ku tregohet që kurrë hiç asnjëherë nuk ka shkuar askush për të parë nga afër nëse janë duke u zbatuar apo jo masat për mbrojtjen dhe përhapjen e virusit covid19.

Si zakonisht vendimet që merren nga zyrat nuk duhet të jenë ogur që duhet të vazhdohet edhe tash.

Kujtojmë Linkolnin kur kishte thanë që: “qeveria e popullit, nga populli dhe për popullin, të mos zhdukej kurrë nga toka”.

Ka njerëz (ekspert real nga terreni) që e kanë studiuar tregun tashmë një pas zbatimit të masave nga autoritetet që qonin në mbylljen e bizneseve!


Ka plotë mënyra tjera që edhe janë efikase në zbatimin e masave anticovid, edhe influencojnë në mos humbjen e bizneseve, dhe po ashtu kjo ndikon në ruajtjen e parasë së shtetit duke mos derdhur mjete financiare në projekte të tilla si ato për rimëkëmbjen ekonomike dhe ndihmat për biznesin, e kështu me radhë!

Pra, duhet një vlerësim logjik mbi preventivën e humbjes së bizneseve, se sa me u marr me pasojat dhe shërimin e saj!

____

ESH

By Emrush