• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Palmer ka thënë se Grenell është vetëm një qytetar privat amerikan

ByEmrush

Mar 12, 2021

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer në një intervistë për RTV Dukagjinin është pyetur edhe për raportet e Grenellit me Kurtin dhe debatet nga distanca që kanë pasur së fundmi. 

“Palmer ka thënë se Grenell është vetëm një qytetar privat amerikan”.

Pra, nga majat më të larta të shtetit e në fund, aty ku askush nuk të bën hesap më tej!

Palmer ishte edhe në kohën e Grenellit, bile nëse nuk keni harruar njëherë dytë patën ardh në Prishtinë, vetëm se Palmer dukej më i përmbajtur, më i qetë dhe paraqitej më diplomat që shihej që dëshironte një pajtim në mes palëve përmes një marrëveshje që do zgjidhte problemin Kosovë-Serbi.

Qartë po del, dhe dikush ketë gjë herët e ka kuptuar se çështja e Kosovës në krye me të dërguarin Grenell, është bindje e krijuar që disa informata nuk kanë lëvizur fare deri në hiearkinë e presidentit Trump, përfshirë këtu edhe problemin e Kosovës.
Diplomacia e maskuar përmes lobeve kanë luajtur lojën e vet, dhe koha po na vërteton se presioni mbi Kosovën përmes Grenellit ka ardhur në koordinim me lobet ekzistuese nga Ballkani, maksimum me 3 apo 4 veta!

Çka është ky ndryshim në politikën Amerikane?

Se gati sipas disave këtu në Kosovë kenë kah tërhiqen trupat Amerikane nga Kosova!

Dinjiteti është niveli më i lartë në fisnikërinë e njeriut, ata që e përdorin janë të vetëdijshëm për këtë!

Pra, kishte thënë crepet se dinjiteti dhe vetëvlerësimi ecin me të njëjtin hap!

____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush