• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Të behësh milioner me paratë e taksapaguesve në Kosovë.

ByEmrush

Mar 10, 2021

  • Me mbajtë një pozitë të lartë shtetërore dhe publike qoftë ajo qeveritare apo komunale edhe me qenë milioner, s’ka mundësi (ose s’do duhej).
  • Me mbajt një pozitë të lartë shtetërore dhe publike qoftë ajo qeveritare apo komunale edhe me pasur një biznes që kalon mbi 1 milion euro, s’ka mundësi (ose s’do duhej).
  • Me mbajtë një pozitë të lartë shtetërore dhe publike qoftë ajo qeveritare apo komunale edhe me i deklarua mbi mijëra euro në xhirollogari bankare, s’ka mundësi (ose s’do duhej).
  • Me mbajtë një pozitë të lartë shtetërore dhe publike qoftë ajo qeveritare apo komunale edhe me qenë aksionar në biznes në shpërndarjen e produkteve të tregtisë me shumicë dhe pakicë, s’ka mundësi (ose s’do duhej).
  • Me mbajtë një pozitë të lartë shtetërore dhe publike qoftë ajo qeveritare apo komunale edhe me qenë investitor në ndërtime të lartë banesore, s’ka mundësi (ose s’do duhej).
  • Me mbajtë një pozitë të lartë shtetërore dhe publike qoftë ajo qeveritare apo komunale edhe me pas toka, banesa, villa, lokale s’ka mundësi (ose s’do duhej).
  • Me mbajtë një pozitë të lartë shtetërore dhe publike qoftë ajo qeveritare apo komunale edhe në formularin e deklarimit të pasurisë që e obligon ligji, me thënë që ka pasuri mbi 1 milion euro, s’ka mundësi (ose s’do duhej)!

  • Gjitha këto edhe me i pas nga 3 vende të punës qysh ka në Kosovë, s’ka mundësi me u bërë gjithë kjo pasuri.
  • Ta zamë 4 anëtar të familjes me nga 3 vende të punës [ 4pers x 3 puna = 12 x 350 paga = 4200 mujore x 12 = 50400 x 15 vite = 756.000 euro ]



Atëherë!

Shfrytëzimi i pozitës publike dhe fuqia e saj mbi krijimin e një mundësie për ndikim në rritjen aksioneve dhe mbajtjen e biznesit jashtë institucioneve të shtetit, ishte dhe është një problem që biznesin e sinqertë e ka dëmtuar dhe po vazhdon ta dëmtojë atë.

Që në start është një disbalanc të të bërit biznes në këtë vend, sepse reputacioni i ndërmarrësve të sinqertë dhe që biznesin e kanë krijuar me mund disa vjeçar, operues të drejt dhe të sinqertë në treg, ndërmarrës kryesisht të ardhur nga sektori privat që nga fillimi po përjetojnë vështirësi dhe konkurrencë ireale në treg, pikërisht këto vijnë nëpërmjet investitorëve me pasuri të dyshimta.

Këta ndërmarrës po dëmtohet skajshmërisht nga njerëz që fuqinë politike dhe shtetërore e përdorin për rritjen e bizneseve që janë investitor ose edhe pronar vet.

Kjo praktikë unë shpresoj që një ditë do të përfundon!

Sot, në asgjë nuk të mbash një çmim stabil, dhe pothuajse është bërë një treg oriental, ku çdo gjë negociohet kur është në pyetje shitblerja.

Mjafton të shikosh bizneset e mëdha sot, dhe përnjëherë e kupton se pse zhvillohen ato kaq shpejt.

Të tjerët janë kasë që duhet paguar taksën në vazhdimësi, dhe gjitha llojet e taksave kanë një peshe të madhe për rritjen ekonomike të një vendi. Por sa peshojnë ato është vetëm çështje përqindjesh, apo nëse kanë orientim për një është drejtësi sociale apo barazi sociale(mises greenspan).

Në fund mjafton të shprehesh përmes mediave elektronike e rrjeteve sociale më shprehjet “miq”, “të nderuar”, “të dashur”, “jemi bashkë”, “njerëz të mirë”, e kështu me radhë edhe pastaj shqiptarët do të gjykojnë si një engjëll!

Po çfarë engjëlli more!

Të vazhdosh të taksosh qytetarin dhe komunitetin për t’i krijuar avantazhe një klase të caktuar politike nuk është zhvillim dhe mbrojtje, por është grabitje dhe varfërim (disrael)!

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush