Shkenca nuk mban mend që në pikën më të lartë të përhapjes së pandemisë të jetë zbuluar ndonjëherë vaksinë po thonë shkencëtarët.
Ndër vite shkenca ka vërtetuar se përmes punës së saj ka arritur të ndërtoj një jetë shumë më stabile dhe të shëndetshme të njerëzimit, ku për rrjedhojë jeta është bërë më e gjatë dhe më me pak vuajtje.
Kjo foto poshtë është një ilustrim nga mjeku Alan Ëarner në vitin 1901 Liecester të Anglisë ku tregon njërin fëmijë të vaksinuar nga lia dhe tjetrin të pa vaksinuar.
Vaksina e parë në botë ishte shpikur nga Anglezi Edëard Jenner në vitin 1976.
Shkenca ka bërë përparim të madh, dhe njerëzimi i din për nder shkencëtarëve që kanë bërë punën e tyre plotësisht mbi bazën e humanitetit duke qenë ndihmë e madhe për njerëzit dhe nevojat e tij.
Shkenca përmes vaksinave ka bërë që një numër i madh i sëmundjeve dhe gripave të eliminohen plotësisht si: Lia, Polio (poliomieliti) Difteria, Tetanosi, Kolla, Fruthi, Leproza, Hepatiti, Tbc, zgjeba (zhuga), Varicela etj.
Për të besua këto nuk duhet medoemos të jesh i kësaj fushe, mjafton të kuptosh për shëndetin tënd nga prindit tuaj se çfarë forme vaksinash ke marrë kur ke qenë fëmijë, ose ata që janë prindër mjafton të rifreskojnë memorien dhe të shohin librezën e vaksinave të fëmijëve të tyre.
Shkenca mision dhe prioritet e ka zbulimin pastaj testimin dhe përvojën e tek dikur të thërret me besuar punën shkencore.
Nuk është sikur te misionarët dhe parashikuesit duke aluduar dhe thirrur njëherë në besim e pastaj ne zbulim dhe testim.
Mungesa e vaksinës anticovid është fat i keq për këtë popullatë, që ne vazhdojmë të jetojmë nën mëshirën e ngritjes së duarve lartë sepse mbrojtje prej virusit corona s’po arrijmë të sigurojmë nga shkenca.
E kjo JO për fajin e mjekeve e shkencëtarëve që ka ky vend, por për fajin e politikës, pasivitetin dhe paditurinë e qeverisjeve të njëpasnjëshme me këtë republikë.
Ne, edhe hapat për kokë dhembje kur marrim me i pirë, jam shumë i bindur që askush nuk i shikon afektet anësore!
Prandaj vaksina anticovid më shumë do të jetë humbje për shëndetin tonë, se sa me marrjen e saj.
____
ESH
____________
publikime.com
P.S [Përzierja në profesionin mjekëve, farmacistëve e shkencëtarëve shëndetësor nuk është etike e profesionale, por është një përmbledhje kronologjike mbi suksesin e punës së tyre që ka ndikuar në mirëqenien e shëndetit tonë]