Ekonomia e Kosovës që nga 2018-ta kishte një rënie të lehtë dhe të vazhdueshme, edhe pse kohë pas kohë proklamohej nga autoritetet një rritje ekonomike prej 4%.
NV prisnin etapa sezonale për të krijuar të hyra që do të mund ti shlyenin kredit dhe borxhet që futeshin nga muajt kur nuk kishte shumë qarkullim, e kjo sidomos vërehej në muajt e verës atëherë kur diaspora jonë shqiptare gjendeshin për pushime në atdheun e tyre.
Shumë NV mezi po mbijetojnë në treg, e këtu përfshihen të gjitha vështirësitë që atakojnë biznesin si: mungesa e qarkullimit cash, konkurrenca jo reale, sektori më shumicë i lidhur me oligarkët e mëdhenj, para nga korrupsioni i nxjerrë nga institucionet publike, tregu i mbushur me produkte të panevojshme, oferta më e madhe se kërkesa, oferta agregate afatshkurtër, në shumë raste mungesë e fuqisë punëtore, mungesë e profesionistëve në disa lëmi të caktuara, shpenzimet konstante e të hyrat të limituara skajshmërisht.
Këtu kapakun ja vëri edhe pandemia covid19, që nga marrja e masave strikte 2020 e këndej, biznesit ju shtuan vështirësitë, dhe për pasojë shumë prej tyre si zgjidhje gjetën mbylljen e tyre, për të frenuar thellimin e krizës së mëtutjeshme.
Autoritet e Kosovës nuk u gjenden mirë në ketë situatë të krijuar si pasojë e covid19, dhe nuk arritën të veprojnë si nëpër shtete të ndryshme evropiane.
Pra duke aplikuar mbylljen e biznesit, por që njëkohësisht atyre duke ju lehtësuar ruajtjen e biznesit nga falimentimi, duke marrë përsipër pagesën e punëtorëve, qirasë etj..
Në shumë shtete, po thuajse plotësisht u kompensuan bizneset që kishin përjetuar rënie përgjatë operimit të tyre në treg, e kur pjesën më të madhe ishin mbyllur, ose që funksiononin nën stresin e shkaktuar nga autoritetet se po mbyllemi, po mbyllemi.
Masat lehtësuese që shtete evropiane i kishin aplikuar ndaj afarizmit kishin dhënë një rezultat të kënaqshëm, duke i liruar ato nga taksat e ndryshme, shpërndarjen e ndihmave për punëtore, aplikimin e programeve për rimëkëmbje ekonomike etj.
Në Kosovë u prekën të gjitha, por asnjë kënaqshëm, si zakonisht qysh shkojnë punët këtu.
Pak aty, pak atje, por asnjë mirë ose duke ofruar një zgjidhje.
Se si përvetësohet paraja publike nuk besoj se duhet shumë koment, kur ne po shohim për ditë lajmet nëpër TV, portale e gazeta të ndryshme mbi arrestimet për korrupsion që po vazhdojnë për ditë dhe në secilin do sektor.
Pra, biznesi është përdoru për të marrë nga ai, e tash kur s’ka ma çka me marrë, do të fillojnë të ashpërsojnë masat.
Covid është një virus vdekjeprurës, këtu askush nuk po mendon të ndryshe, vetëm se edhe mbijetesa është një formë që nuk kapërdihet nëse mungojnë të ardhurat mujore, e kur kemi parasysh që mbi 80% janë të punësuar në sektorin privat, atëherë edhe vendimet nga autoritetet do duhej marrë në konsulta me sektorin privat, biznesin apo përfaqësuesit e tyre.
Kosova dhe ekonomia e saj janë duke u zhytur thellë në borxhe, kredi dhe vështirësi absolute të operimit, dhe ditë e më tej të të bërit biznes në ketë vend po behët e pamundur.
Duke u bazuar në ekspertiza operuese që datojnë nga vit në vit, del që edhe 2021 do të jetë vit i vështirë ekonomik, ose kolapsues për një pjesë operuese të biznesit në Kosovë.
E ardhmja ekonomike duket shumë e zymtë, përveç që në fund sërish për të mos i ngritur duart drejt qiellit, do të duhej lutur prapë se prapë diasporën “mos i kaloni pushimet dikur tjetër ketë verë”!
Diaspora, promotori i mbajtjes gjallë të kësaj republike të gjorë e të varfër!
Atë diasporë që ju thamë se nuk ditët me votua, atyre që ju humbëm 75 mijë vota!
Na falë diasporë, se kemi bë hajgare?
____
ESH
____________
publikime.com
[NV – ndërmarrjet e vogla, bizneset individuale.]