117 shtete deri më tani e kanë njohur Republikën e Kosovës si një shtet të pavarur dhe sovran.
164 shtete e kanë njohur shtetin e Izraelit si një shtet të pavarur në kufijtë ekzistues të tij.
139 shtetet e kanë e kanë njohur Palestinën si një shtet të përgjysmuar.
UN, apo Kombet e Bashkuara në kuadër të saj kanë 193 shtete të pavarura që përfaqësohet si kombe që tashmë ekzistojnë brenda kufijve të tyre.
Atëherë.
Izraeli ekziston si një shtet i pavarur nga viti 1948, në krijimin e shtetit të tyre më shumë mund dhe sakrificë ishin dhe janë tejet fanatik në ndërtimin dhe ruajtjen e shtetit të tyre. Si një ndër superfuqitë që konsiderohet më e madhja në botë për nga fuqia teknologjike, ekonomike dhe ushtarake, edhe pse asnjë fqinjë akoma nuk e ka njohur si shtet.
Si rrjedhojë e kësaj ata as nuk insistojnë që të hapin bisedime me fqinjët e tyre, e që vazhdojnë të jetojnë nën kërcenim serioz për ekzistencën e shtetit të tyre.
Izraelin asnjë shtet fqinj nuk e njeh, me përjashtim të Egjiptit që e kishte pranuar vetëm për marrëveshje paqësore!
Palestina në anën tjetër është e njohur nga të gjitha shtetet përreth, përveç Izraelit, por fuqia e tij është baras me zero, kjo ndodh kur nuk e pranon fqinjin si etni ekzistenciale.
Palestina nuk është e njohur pothuajse nga shtetet dhe superfuqitë më të mëdha të botës, pra shtetet perëndimore në përgjithësi nuk e kanë njohur.
Një gabim i pa falur që Shqipëria e kishte njohur si shtet me nguti Palestinën.
Nejse!
Shtrohet pyetja?
Çfarë ka me aq nxitim që të dialogohet me Serbinë nga ana e Kosovës?
Dihet mirëfilli që tëre procesi i bisedimeve është përdorur nga Serbia si një urë për marrëdhëniet më shtetet Evropiane, duke vazhduar më një arsyetim diplomatik me OKB, dhe duke kërkuar një pendim nga SHBA-të për animin politik që po mbajnë.
Ajo ka përfituar në të gjitha aspektet me vazhdimin e dialogut me Kosovën, përderisa me asnjë fqinjë tjetër ajo nuk mund të ulej në tavolinën e bisedimeve, përveç normalisht Dodikun nga republika serbe e Bonjës dhe Republikën e Kosovës.
Serbia procesin e dialogut e shfrytëzoj në shumë drejtime.
Ajo përfitoi liberalizimin i vizave për qytetarët e saj, tërheqjen e investimeve të huaja të shumë produkteve nga brende të markave më të mëdha në botë, furnizim me armatim për ushtrinë, zhvillimin farmaceutik, zhvillimin e shërbimeve sekrete duke bashkë dyzuar më shumë shtete tashmë këtë shërbim, rriti reputacionin mbi arkeologjinë dhe instrumentet e vjetra Ballkanase që ti përvetësoj dhe të mbrojë vlerat e saja në UNESCO, duke penguar anëtarësimin tonë në të gjitha organizatat që merren me trashëgiminë kulturore.
Në mënyrë agresive filloi një fushatë për çnjohjen e pavarësisë sonë, pra në njërën anë vazhdonte dialogun me Kosovën, kurse në anën tjetër lobonte përmes miqve të saj kundër shqiptarëve me shuma marramendëse të futura në aksion për tërheqjen e njohjeve në dëm të shtetësisë sonë.
Ajo arriti të riparoj reputacionin e saj në arenën ndërkombëtare, nga një agresor dhe nxitës u të gjitha luftërave në Ballkan, në një viktimë absolute i fshehur nën petkun e palës që dëshiron paqe me fqinjët në rajonin e mbytur dhe mbuluar me gjak po për shkakun e saj.
Serbia plotësisht ka arritur që në kurriz të bisedimeve me Kosovën të garantoj prezencën në të gjitha instancat ndërkombëtare, dhe duke u kthyer me shume sukses pothuajse në të gjitha tregjet rajonale, duke u bërë si një lider i vetëm dhe pa konkurrent.
Me theks të veçantë ajo uzurpoi dhe mbajti për një kohë të gjatë tregjet siç janë ai i Kosovës dhe Shqipërisë.
Pra më njërën dorë na mbante, me tjetrën na mëshonte, si thotë një fjalë e urtë!
Pastaj ne vazhdojmë të mbyllim sytë përball kërkesave në dialog.
Cila është logjika që Kosova ta venë në prioritet procesin e dialogut?
Kosova nuk duhet të rreshtohet kundër dialogut dhe bisedimet me secilin do fqinjë, duke përfshirë marrëveshje të interesit të shtetit, por assesi të vejë para qytetarëve të saj dialogun si prioritet.
Kosova dhe institucionet e saj duhet të aktivizojnë reciprocitetin si mekanizëm në forcimin dhe reputacionin e saj karshi serbëve.
Pra, Kosova është ajo që nuk ka asnjë problem me fqinjët e saj, më të gjithë ka marrëdhënie bilaterale, dhe kanë shkëmbyer ambasadorët në nivelin më të lartë. Kosova po ashtu është nënshkruese dhe zbatuese e të gjitha marrëveshjeve që përfshijnë çdo nismë që është në favor të paqes dhe bashkëpunimit rajonal.
Serbia është ajo nuk ka asnjë fqinjësi të mirë më askënd, të gjitha shtetet e rajonit kanë rezerva në bashkëpunimin me Serbinë, mjafton të shohësh qëndrimin e Kroatëve, Hungarezëve, Bullgarëve, Malit të Zi karshi serbëve, bile kundërshtuese në disa raste është edhe Maqedonia.
Vetëm se, Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet shtete që gjendet përkrah çdo iniciative që vjen nga Serbia, pra shqiptarët janë ata që paguan më së shtrenjti lirinë e tyre nga Serbia, dhe ata tashmë janë të parët përreth tryezës ku janë ulur serbët.
Krijimi i aleancës në mbrojtje nga agresori Serb
Atëherë, aleancat kundër Serbisë do të duhej të bashkëvepronin si një iniciative ku do të akuzohej Serbia për masakrat dhe gjenocidin e bërë mbi popujt e pafajshëm, dhe për rrjedhojë Serbët do të ngelnin po ata që ishin, kriminel dhe agresorë që edhe gjykata ndërkombëtare i kishte ngritur akuzë tërë hierarkisë shtetërore.
Por jo!
Serbia këto shtete të dobëta, i ndaji në dyshe, dhe për pasojë largo Kroacinë, të tjerat i futi nën kthetrat e tyre, tashmë jo me vrasje e dëbime, por më një politikë të hollë viktimizuese.
Këtu Kosova dhe Shqipëria patën një rol të rëndësishëm në ngritjen e saj, dhe kthimin e hovshëm kundër çdo gjeje që është Shqiptare.
Kosova, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Maqedonia do të ishin një krah i fortë në krijimin e një aleance, ku për rrjedhojë do ti kundërshtonin me prezencën e tyre serbët, dhe po ashtu do ti dëmtonin ata gjithkah dhe kudo.
Ngreh e mos e këput!
Serbia luajti kartën e lojalitetit ndërkombëtar skajshmërish dinake, “ngreh dhe mos e këput”, praktikisht ishte tërhequr për tu forcuar njëherë ekonomikisht, dhe duke marrë veten pastaj politikisht, me synim arenën ndërkombëtare në përfitimin dhe rritjen e interesave të saja, në dëm të shqiptarëve.
Kur kjo u arrit tashmë, ajo filloi një fushatë të egër revanshi ndaj shqiptarëve që duke i tërhequr zvarrë ata, u bë faktor eminent në Ballkan, dhe përfitoi epitetin paqedashës dhe pro dialogut në skenën ndërkombëtare.
Ajo (serbia) çdo iniciative që fillonte, shqiptarët i kishte në krah, pra kudo nëpër forume ekonomike, politike, e deri në OKB etj. Ajo shqiptarëve ju sillte vetëm gjëra të dëmshme, kurse proklamonte dhe paraqitej si një shtet që sjell politike paqësore, dhe plotësisht bashkëpunuese me shtetet fqinje, por që në vazhdimësi thoshte që kurrë nuk do të njeh pavarësinë e Kosovës.
Ajo shkoi aq larg sa që filloi një iniciative rajonale të quajtur “mini shëngeni ballkanik”, ku pjesë e kësaj pa ndonjë hezitim u bë Shqipëria, por jo edhe Kosova, kjo edhe mund të llogaritët si një ndër veprimet më të mençura të asaj kohe.
Shqipëria ra prej e kësaj intrige e cila plotësisht si e painformuar dhe e padijshme në rastin e politikave serbe, lejë që u bë pjesë e kësaj iniciative serbe, por u bë edhe kundërshtari i Kosovës nëpër çdo takim që kishin me Serbët e Maqedonet.
Edhe pse Shqipëria nuk kishte fare të bënte me këtë iniciative, sepse nuk kufizohej as fizikisht me Serbinë.
EPILOGU
Serbët kanë përfituar në vazhdimin e dialogut ndër vite më Kosovën, ata kanë rehabilituar tretmanin politik në rajon dhe Evropë. Përshtatja politike e tyre karshi kërkesave të politikave evropiane dhe botërore, ka bërë që shumë aleanca dhe shtete të rreshtohen përkrah tyre.
Kurse shqiptarët si duket dialogun e kanë përdorur për të qëndruar në pushtet, asgjë më shumë!
Nëse insistohet në vazhdimin e dialogut, kjo do të behët vetëm në favor të Serbisë. Ata që do të insistojnë në dialog, ketë e bëjnë vetëm për ofrimin e tyre në gjirin Evroperëndimor për shkakun se serbët flirtojnë herë me Kinë, herë me Turqi e herë me Rusi.
Dhe çfarë përfitojnë shqiptarët nëse vihet në prioritet dialogu me Serbinë?
____
ESH
____________
publikime.com