• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Sektori publik vs Sektori privat

ByEmrush

Feb 10, 2021

Është një fakt interesant që përgjatë terë historisë së zgjedhjeve në ketë vend, behët fushatë pothuajse nga të gjitha partitë për fuqinë punëtore që vijnë vetëm nga sektori publik.


Pra, punëtorët nga shëndetësia, administrata, policia, ministritë, shkollat, fakultetet, inspektorati, agjencione të ndryshme, ndërmarrjet publike etj.
Por askush në asnjë çast të vetëm nuk e potencon sektorin privat, andej nga vjen fuqia lëvizëse e këtij shteti.


Duhet ta dini se: sektori publik ka të punësuar mbi 90 mijë persona!
Kurse në sektorin privat mbi 390 mijë persona të evidentuar.
Mbi 150 mijë persona mendohet që punojnë të pa evidentuar.


Do përpjesëtojmë fuqinë punëtore nga sektori privat dhe sektori publik, dhe menjëherë posa të jenë në pushtet subjektet që po premtojnë do të shohim se si po realizojnë premtimet vetëm për sektorin publik.
90 mijë punonjës (qytetarë) nga sektori publik.
390000 + 150000 = 540000 mijë punonjës (qytetarë) nga sektori privat.


28% të shtetit e përfaqësojnë punëtorët nga sektori privat, dhe participojnë në buxhetin e shtetit.
5% të shtetit e përfaqësojnë punëtorët nga sektori publik, dhe participojnë në buxhetin e shtetit.


Kësaj i thonë diskriminim pozitiv për një pjesë të konsideruar elitare në superlativ.


Kur do të mësohen këta politikanë dhe këto subjekte që premtimet behën si tërësi për qytetarët, e jo vetëm për një pjesë të caktuar të qytetarëve!

Paramendoni Zvicrën, duke ju premtuar SVP vetëm sektorit publik rritje pagash!
Kurrë zgjedhjet nuk kish mujt me i fituar, kur dihet se pjesën më të madhe të votuesve të saj e ka jashtë institucionale, në popull!


Pastaj me të drejtë krijohet një kundërshti karshi shtetit dhe institucioneve të tij nga shumica e popullatës!

Kurse, retorika vazhdon se ne nuk jemi për shtet, në nuk mund të ndërtojmë kurrë shtet!
🤦🏻‍♂️


ESH

publikime.com

By Emrush