Edhe pse premtimet e partive politike ndër vite ishin të shumta, ato sërish vazhdojnë me avazin e vjetër, dhe me retorikat e njëjta, duke mos realizuar asnjë nga këto, dhe kujt i premtojnë të njëjtëve qytetarë!?
Interesant!
Si mendojnë se rinia, njerëzit e qytetarët po hajnë bari apo si?
Nejse, 14 shkurt ku je?
Këto janë disa nga ato të cilat kishin bërë bujë në zgjedhjet elektorale.
Premtimet e dhëna në zgjedhjet nacionale të viteve 2007, 2010, 2014, 2017
- Rrymë, ujë, ngrohje 24 orësh (2017)
- Liberalizimi i vizave (2017)
- 4,000 vende të reja të punës në Brezovicë (2014)
- 10,000 vende të reja të punës në TC Kosova e Re (2014)
- 20,000 vende të reja të punës në sektorin e turizmit (2014)
- Rrymë 24 orë (2014)
- 50,000 vende të reja të punës në sektorin e bujqësisë (2014)
- 1.5 miliardë euro në Fondin e Punësimit (2014)
- 500 milionë euro në vit investime në bujqësi (2014)
- 120,000 vende të reja të punës (2014)
- Zvogëlim të posteve ministrore (2014)
- Park të gjelbër mbi Kosovën A (2010)
- Rrymë 24 orë (2007)
- Heqjen e vizave për SHBA (2010)
- Heqjen e vizave për Evropë brenda 15 muajve (2014)
- Barna falas për pensionerët (2007)
- 100 euro bakshish për barnat e pensionistëve (2010)
- 7% rritja vjetore dhe 30,000 vende pune për çdo vit (2010)
- Anëtarësim në OKB brenda një viti (2010)
- Pajisa e të gjitha shkollave me kabinete të informatikës, biologjisë, kimisë dhe fizikës (2007)
- Hapja e kuzhinave në shkolla për ofrimin e ushqimit për nxënës(2007
- Vendosja e kamerave në të gjitha shkollat e Republikës (2007)
Këto janë vetëm disa nga premtimet që janë bërë në të kaluarën duke na bërë jetën më mirë së në Zvicër.
Kurse sot krejtësisht e kundërta e kësaj është në realitet.
Krejt tjetër është ballafaqimi ynë më të vërtetën!
Ani sa për përkujtim!
Mos harro!
Lehtë!
Ndoshta i kanë lënë këto premtime te na realizojnë duke na bërë një befasi.
Hiq mos më na tregu, veç kur të zgjohemi një ditë në mëngjes kur të shohim: vizat u hoqën, sigurimi shëndetësor u bë, anëtarësimi në OKB ndodhi, rritja vjetore pre 7% u realizua, mungesë të punëtorëve për sa vende punë janë hapur etj etj!
Mirë, shkojmë!
Tak, tak….14 where are you?
____
ESH
____________
publikime.com