Për dy muaj rresht zhvilloheshin bisedimet në Rambuje të Francës për arritjen e një marrëveshje për ndalimin e luftës në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ku Serbia me tërë aparatin shtetëror më armatim të rendë duke përdorur ushtrinë, para milicinë, rezervistë grupe lokale serbe dhe policinë kishte arritur të depërtojë jashtë Kosovës më shumë së 1 milion njerëz.
Forcat serbe kryenin masakra të tmerrshme mbi popullatën e pafajshme dhe të pambrojtur nëpër vise të Kosovës. Kishte vrarë dhe persekutuar shumë qytetarë shqiptare, i kishte varrosur nëpër varre masive, dhe në fund shumë prej tyre i kishte kidnapuar dhe internuar në Serbi.
Medlin Albright në librin e saj “Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi”, “Si e ndalëm Luftën në Kosovë”, “reflektime rreth Amerikës, Zotit dhe Ngjarjeve rreth Botës”, tregon për vështirësitë në bisedimet e Rambujesë që kishte me delegacionin Shqiptarë nga Kosova.
Citat 1:
Konferenca e Rambujesë viti Shkurt 1999.
“Madelenie Albright ishte ne hall se si te veproi. Ajo nuk e kishte edhe aq në dert se çka thotë delegacioni serb se a do te pranoj diçka apo jo, DERTIN MË TË MADH E KISHTE ME DELEGACIONIN SHQIPTARË, sepse ajo e kishte të qartë misionin e SHBA se Kosova më çdo kusht duhet te ndahet nga Serbia, dhe në këtë drejtim bënte edhe luftë speciale me delegacionin e Kosovës për te pranuar Marrëveshjen së përndryshe kjo është shansi i fundit për Kosovën që ajo te del jashtë kornizave te Serbisë.
Njëherë thuhet në libër se grushtoi tavolinën:
“Thjeshtë dëshiroj të jua bëjë me dije delegacionit të Kosovës së duhet ta nënshkruajnë Marrëveshjen dhe se kjo Konferencë është shansi i fundit.
OSE TË JENË TË LIRË, OSE DO TË JETOJNË NËN SERBI PËRGJITHËMONË”.
Citat 2:
Negociatat, Rambuje shkurt 1999:
“Problemi më i madh për të dyja palët ishte se shqiptarët nuk ishin të gatshëm të pranonin një zgjidhje që do ta mbante Kosovën si pjesë të Serbisë, ndërsa serbët nuk donin të shihnin statusin para vitit 1990 dhe ata kundërshtoheshin pa asnjë dyshim ndaj ndonjë roli ndërkombëtar në qeverisjen e krahinës, duke përfshirë ofrimin e një mase për ndër shpëtim, në të cilën trupa paqeruajtëse të OKB-së do të përdoreshin në vend të trupave të NATO-s.
Pra të dy palët kundërshtonin, dhe pse shqiptarët njiheshin për dëgjueshmërinë përkrah Amerikanëve, problem më i madh dukej të serbët.[1]
Pra anti amerikanizmi paska ekzistuar qysh moti, vetëm se retorikat tashmë kanë ndryshuar.
Është gjetur një target tjetër për qitje, dhe si rrjedhojë shkelmo sa të duash mbi të tjerë, duke fshehur atë çfarë është bërë para se më shumë 22 viteve, respektivisht 5-6 viteve.
Paska pasur plotë kundërshti që bien ndesh me Amerikën, dhe hapur ishte shfaqur antiamerikanizmi prej Ramubujesë, demarkacionit, gjykatës speciale etj.
Tërë spektri politik shqiptarë i kishte kundërshtuar këto pika në fillim.
Vetëm se tash s’po dihet kush paska qenë dhe është ANTIAMERIKANI!
____
ESH
____________
publikime.com