• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shteti i ëndrrave tona

ByEmrush

Jan 22, 2021

Dhe…

Përgjatë terë këtyre viteve ne vazhdojmë të shpresojmë se një ditë ka për të ardhur messia nga qielli dhe do të na rregullon jetën tonë!

Supozohet se askush nuk e ka bërë mend se do të vjen kjo ditë, ku njerëzit do të rrisin fëmijët e tyre, do të shkollojnë, do të kryejnë fakultet dhe do të ja dërgojnë Gjermanit të gatshëm për punë!

Investimet e juaja në pasardhësit tuaj do të shkojnë huç, ti nuk do ti kesh ata afër vetit në vitet që do të kaplojnë thinjat, nuk do ti kesh afër kur do të shumohen sëmundjen dhe nuk do ti kesh rreth tavolinës suaj në mbrëmje kur mblidheshit dhe pinit çaj, e pas çajit ndonjë verë të kuqe vendore.

Ti nuk do ti kesh afër frytet për të cilat ke investuar për të vjelë rezultatet më vonë.

Jo për dëshirën tënde.

Por për paaftësinë tuaj!

Ti nuk ke mundur ta sistemosh në këtë shoqëri pasardhësin tuaj, sepse nuk ke mundur të kryesh askund ndonjë intervenim diku për të hyrë fëmija juaj në punë.

Shpesh herë je zënë edhe më personin e jetës suaj (gruan), duke marr akuza të rënda mbi shpinën tuaj që nuk po je i aftë ta punësosh vajzën e djalin, askund hiç!

Por…

Është futur në lojë parashikuesi.


Si ke mundur ta sistemosh ti?

Kur dikush e kishte pasur planin e detajuar si ka me u dukur e ardhmja, dikush i kishte i parashikuar të gjitha!

Të tjerëve i është servuar ideali, kurse vet ka ndjekur rrugën e suksesit të ndërtuar mbi të tjerët.

Kjo ka bërë që qytetarët me sinqeritetin e tyre të mbushur me patriotizëm të shkojnë drejt pikës “ground zero”.

Nuk ka më kthim!
Nuk mund të riparosh asgjë më!

Ah, po!
Ëndrrat shpresoj që do ti mund ti riparojmë.

Se na janë prishur edhe ato.

Nejse!

Ti do të kthehesh dhe të jetosh me çekuilibrin e krijuar ndër vite, ose do të presësh në radhë të pafundme të ambasadave të huaja, për të lëshuar vendin, aty ku shpenzove vitet e mira të jetës.

Më kotë ke shpresuar duke i thënë fëmijës suaj: ec këtu është hapur një konkurs, në filan institucionin. Shko atje sepse do të kesh mundësin për punësim etj.

Ti do të vazhdosh të mbash mbi supet tuaja përgjegjësinë para familjes tënde edhe në moshën e shtyrë të vonshme të jetës, dhe pasojat do ti shohësh kur do të ngeleni vetëm burrë dhe grua.

Shteti për ty ka qenë vetëm një mbulesë që është dashur të paguash për të!
Diçka që të ka trajtuar si i huaj, sepse të tjerët kanë pasur fuqinë e sundimit mbi shpresën tuaj.

Sferat të cilat ti i ke përgatitur fëmijët tuaj, tashmë janë të rezervuara!
Janë të kapura prej kohësh!

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush