• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Përqindja e intelektualëve në Kosovë

ByEmrush

Jan 22, 2021

Në Kosovë zyrtarisht janë 1.873.160 milion banorë.

Punëtor të evidentuar dhe të regjistruar në Kosovë formalisht dhe të lajmëruar mendohet të jenë mbi 670 mijë veta.

Tregu in formal supozohet se mund të jetë mbi 150 mijë persona që nuk janë përfshirë në skemat zyrtare, ku për rrjedhojë çdo kalkulim dhe statistikë mund të jetë jo e saktë me 100%.

WB jep disa të dhëna statistikore që shihet që janë të qarta bazuar mbi atë çfarë ne kemi menduar se jemi në të vërtet. BB në Kosovë llogaritë 14-16% shkallën intelektuale.

Pra, intelektualiteti i shqiptarëve në Kosovë arrin 16% si tërësi gjenerale, pa specifikuar në detaje profesionet dhe fuqinë e shpërndarë punëtore!

Atëherë 670.000 + 150.000 = 820.000 x 16% = 131.200 intelektual.

Kjo është deficit shumë i madh për shtetin e Kosovës, nëse kësaj i shtojmë edhe statistikat e kohëpaskohshme mbi ikjen e qytetarëve jashtë vendit, e ku kryesisht tashmë dihet që profesionistët po ikin nga këtu.

Mjekët, inxhinieret, arkitektët, ekonomistët, programerët, disajnerët, serviserët, ndërtimtarët janë në njohtimet zyrtarë që më së shumti po ikin në drejtim të Gjermanisë, dhe Evropës.

Kjo tregon që Republika jonë përveç që do të mbetet pa rini dhe pa qytetar, do të mbetet edhe pa profesionist.

Besoj që do të kryejnë punë mjaftueshëm historianët, gjuhëtarët, shkrimtarët, poetët, sociologët, analistët!

Shkalla intelektuale mesatare në shtetet Evropiane llogaritet të jetë prej 35% – 45%

Sot e 100 vite më herët kishte thanë Fishta i madh se:

“Shqiptarët janë njashtu si i don hasmi”

Ndryshimi duhet të vjen përmes dijes, mendjes, kujtesës, emocionit dhe atdhedashurisë.

Paskemi pas arsye që u habitshim ne kush po voton pa lidhje kështu!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush