Do të ishte mirë që subjektet që në radhët e saj nuk e sistemojnë femrën si gjini të barabartë, dhe aty ku nuk trajtohet ajo si një aset për subjektin në fjalë të ndëshkohet pamëshirshëm!
Femra nuk mund të shihet vetëm si një objekt seksizmi dhe personalitet me peshë ku mund të sjell vota duke e përdorur atë në çdo takim gjatë fushatës elektorale.
Detyrimi nga ndërkombëtarët që femra të përfaqësohet në të gjitha nivelet me 30% ka bërë që një farë formë të ketë një rritje të tyre në institucionet relevante të vendit, por kjo në shumë raste është keqpërdorur dhe po ashtu vazhdon të nëpërkëmbët prania e saj kudo dhe kah do.
Subjektet që nuk e kanë pasur të përfshirë femrën në udhëheqje dhe element në vendimmarrje, nuk duhet të zënë vend dhe të kalojnë në këtë shoqëri .
Ne, nëse vërtetë dëshirojmë të jemi pjesë e perëndimit, nuk duhet të vazhdojmë me logjikën e patriarkalizmit klasik krahinor me tipare orientale të vazhdimit qeverisës, dhe në institucionet e shtetit duke e futur një mekanizëm që plotësisht i jep fuqi dominuese meshkujve.
Edhe ashtu është vërtetuar përgjatë tërë proceseve të pas luftës në qeverisjen e vendit se femrat kanë pasur më pak afera korruptive, më pak afera për keq menaxhim, shumë më efikase në përmbylljen e projekteve të marra, dhe si rrjedhojë edhe shtetin e kanë përfaqësuar dhe vazhdojnë të përfaqësojnë dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare.
Sot një mashkull taksapaguesve të Kosovës i kushton 15 herë më shumë mbajtja në pushtet ekzekutiv se një femër.
Siç ka thënë Albright “ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i ndihmojnë gratë e tjera”.
Atëherë shihet që një burrë bën çfarë dhe si të mundet, kurse një grua do të bën atë çfarë një burrë nuk mund ta bën, kështu që më mirë na del të fuqizohet femra prapë se prapë!
____
ESH
____________
publikime.com