• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kohërat e ndryshme, premtimet e njëjta

ByEmrush

Jan 14, 2021

Është interesant fakti se, fushatat zgjedhore si gjithë në Kosovës shpërfaq një gjendje të jashtëzakonshme të subjekteve pjesëmarrësve dhe individëve që përfaqësojnë këto subjekte.

Debatojnë, flasin, shkojnë nëpër emisione, bërtasin nëpër TV,  bëjnë reklama, hapin kutinë e dhuratave, premtojnë, akuzojnë, flasin keq për situatën ekonomike e politike në vend.

Vazhdojnë të nxjerrin në pah keqqeverisjen që nga pas lufta, tregojnë për njeri njëri tjetrin se si kanë vjedhur, kanë keqpërdorur taksat e qytetarëve, përvetësimin e pasurisë shtetërore në të mirën individuale sa që të krijohet një bindje a jemi në Kosovë a jo?

Të vjen të pyesësh?

Se kush qeverisi më kënd vend për 20 vite me radhë?!
Të krijohet përshtypje se fqinjët tanë kanë qeverisur me vendin tonë, thuajse jemi para luftës dhe krejtësisht serbët janë fajtor për gjendjen e krijuar në ketë vend.

Tash figurat e njëjta, subjektet e njëjta, personalitetet e njëjta, struktura e njëjtë, forma e njëjtë dalin dhe na ofrojnë zgjidhje përmes premtimeve që do të rimëkëmbin dhe riparojmë republikën tonë të leckosur në të katër anët!

Pra i bie, që ne do të riparojmë atë çfarë vet e kemi krijuar!
Rrëmujën, kaosin, skamjen, varfërinë, ikjen e njerëzve, korrupsionin, hajninë, pasigurinë në ketë vend do ta rregullojnë njerëzit e njëjtë që e krijuan.

Që do të thotë: “ne e kemi sjell në ketë gjendje, ne e rregullojmë”!

Ndoshta kanë të drejtë!

Sepse thuhet se ai që e ka prish, e ka formulën edhe me ndreq!
Hah.

Atëherë ne po presim zgjidhje dhe përparim nga të njëjtit individ dhe të njëjtat subjekte që ngarkohen për mjerimin që përjeton ky vend tash e 20 vite.

Tashmë është e kjartë që nuk mund të presësh zgjidhje të problemeve nga njerëzit që i kanë krijuar ato (ae).

Mos harro!

Ujku…

____
ESH

____________

Publikime.com

By Emrush