• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Logjika shqiptare në ndërtimin e shtetit.

ByEmrush

Jan 13, 2021

Në Kosovë por mund të themi edhe në Shqipëri është ndërtuar një mekanizëm paragjykues dhe parashikues kundrejt institucioneve, ku lideri shihet si një zgjidhje për të gjitha problemet e shtetit.

Në fakt duhet të qëndron e kundërta e kësaj, lideri duhet të jetë dorë shtrëngues dhe tepër i rreptë në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të vendit.

Kërkohet forcimi i legjislacionit të vendit, pastaj forcimi i institucioneve të sigurisë, ruajtja e parasë publike, me një fjalë duhet ligji të forcohet dhe zbatohet në tërësi. Kjo do të bënte që udhëheqësit nuk do të vëreheshin shumë, sepse qytetarët do të shihnin nga afër rregullin, ligjin dhe transparencën.


Sepse lideri nuk mund ti dijë të gjitha, lideri nuk mund të jetë në të njëjtën kohë ekonomist e jurist, inxhinier e mjek, gazetar e artist, siç nuk mund të jetë profesor dhe afarist, apo historian e sportist në të njëjtën kohë.

Nuk mundet askush të luaj rolin e gjithëdijshmit, kjo na tregua që nuk sjell efekt pozitiv  përgjatë terë këtyre viteve. Ata që kanë qeverisur me vendin deri më sot, si shpëtim, ndërtim dhe zhvillim janë parë vetëm liderët apo kapot e subjektit të caktuar.

Pushteti duhet të fitohet bindshëm, dhe ai duhet ti kthehet popullit.

Një mekanizëm i fortë që do të ishte garantues i ndërtimit, mbajtjes dhe zgjerimit të pushtetit drejt qytetarit del të jetë me efikasi në shtetet që tashmë njihen për një zhvillim të mirëfillte social, ekonomik dhe kulturor.

Pra, duhet rregullimi i infrastrukturës ligjore, e pastaj nuk do të jetë shumë imanente kush do të qeverisë, sepse nuk do të mund të del jashtë konturave ligjore dhe juridike.

Siç kishte porositur Aurelius në vigjilje të jetës së tij: Dëshiroj që ju të bëheni mbrojtësit e Romës pasi të vdes unë. Duhet të fuqizoheni për një fund të vetëm, për t’i kthyer pushtetin njerëzve të Romës dhe t’i jepni fund pushtetit absolut dhe korrupsionit që e ka dëmtuar atë.

Shpresa kthehet të njerëzit atëherë kur e kuptojnë se janë pjesë e jetës dhe zhvillimit të shtetit të tyre.

Shteti dhe institucionet e tija duhet të tregojnë afërsinë dhe transparencën kundrejt të mirave të përbashkëta pa dallim për qytetarët e saj.

E jo qytetarët të ndjehen inferior dhe të huaj në shtetin e tyre, të nëpërkëmben dhe të injorohen në vazhdimësi duke mos u kyçur kurrë në asnjë sektor të ndonjë institucioni publik me gjithë gatishmërinë e tyre.

Kjo ka bërë që vendi ynë përveç që ka stagnuar, ai ka zhvilluar edhe regres në shumë sfera të ndryshme shtetërore.

_____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush