• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Liria e damkosur!

ByEmrush

Jan 12, 2021

Për 20 vite me radhë dinjiteti i shqiptarëve po nëpërkëmbët dhe shkelët në mënyra të pa skrupullta dhe kurrë asnjëherë duke mos reshtur së talluri më ndjenjën dhe inteligjencën e njerëzve!
Qytetarët e gjorë duke pritur që një ditë keqpërdoruesit vet do të mërziten, dhe se do të thonë “ok, mjaftë tash po tërhiqemi, se u bë shumë”, por jo këta se kanë nijet me u ndal vet.

Të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë vend çfarëdo forme qoftë ajo, duhet më në fund ti hapin sytë dhe të kthjellën sepse të kundërtën e kësaj edhe atë pak pikë shprese që e patëm do të shkrihet me diellin e pranverës.

Sidomos patriotët e këtij vendi, duhet ti vejnë gishtin kokës dhe të shohin rrjedhat për 20 vite në këtë vend çfarë ishin!

Normalisht përveç asfaltit!!!

Ke kontribuar dhe ke shkuar pas atyre që ta kanë mbush mendjen se të përfaqësojnë, por dije ama ata të kanë përfaqësuar, ata kanë përfituar kurse ti ke mbet i njëjti!
Ty të shohin dhe ju duhesh vetëm në kohën e votës!

Ndjenja të vështira!

Dikujt vetëm pamja e ngjyrës prej një lëkure të bardh që shihet nga jashtë i ka mbet. Sepse tërë organizmi brenda qoftë funksional biologjik qoftë shpirtëror i është bërë i ZI.

Ky prindi që i ka dhënë Kosovës një dëshmor për çlirimin e vendit, me synim e pastër që të jemi të lirë dhe të gatshëm për të jetuar në një ombrellë shtetërore ku drejtësia dhe LIRIA do të ishte për të gjithë e barabartë po thotë:

“Kshyre, farë lirie kemi na. Çfarë djali ma ka mlu toka moj motër!
Dikush thotë a çikë a kanë a?

Jo be su kanë çikë, po i ri 19 vjet u kanë!!

Prej mërzisë e maj fotografinë gjithë n’xhep qëtu.

Allahi t’pagoftë oj motër, se s’kish njeri cka bën, A qetashi n’qet moment jo mirë, tuj zhduk popullin shqiptar që 20 vjet lufta u kanë”.

End off:

Këta zëra të trishtë vazhdojnë të na tmerrojnë neve edhe 20 vjet pas luftës!
Në vend që ky të fliste dhe kujtonte të birin me lavdinë për atdheun që ishte flijuar ai.

S’ka si të mos kujtohet një thënie e V.Hugos si ngushëllim për agjën që shohim në ketë video:

Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë horrat!

_____
ESH

_____________

publikime.com

By Emrush