• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ndërmarrjet publike dhe rrjedhat e humbjes financiare

ByEmrush

Jan 6, 2021

Ndërmarrjet publike janë bërë sot një barrë e papërballueshme financiare për secilën qeveri të Kosovës që vjen të menaxhoj me to.

Ato janë bërë varrë financiare që kullon në vazhdimësi, dhe si rrjedhojë e kësaj taksapaguesit janë ata që mbi supet e tyre ngarkohen mossukseset e këtyre ndërmarrjeve.

Nga 10 ndërmarrjet publike që janë në Kosovë, vetëm një operon me fitime, dhe kjo ndër vite ka treguar një performancë jo shumë të shkëlqyer, por që ka operuar në fuqinë dhe kapacitetet e saja, e ajo është KEK-u.

Ndërmarrjet publike shpenzojnë mbi 11 milion euro para të taksapaguesve shqiptarë, të nxjerra nga buxheti i shtetit.

11 milion euro financa nga buxheti i shtetit

9 ndërmarrje publike

11 milion : 9 ndërmarrje = 1.222.2222 për një (1) ndërmarrje në muaj.

9 ndërmarrje x 12 muaj = 108 x 1.222.222 = 131.999.976 milion euro në vit ndërmarrjet publike hargjojnë paranë tonë të përbashkët shtetërore.

131.999.976 milion euro në vit x 10 vite = 1.319.999.760 miliard euro nga buxheti i shtetit janë ndarë për këto ndërmarrje.

Pra, ndërmarrjet publike në vend që të sjellin buxhetit të shtetit të hyra të forcuara dhe të kenë një rritje të vazhdueshme të kurbës së suksesit, ato shpenzojnë paratë tona, paguhen me paga të majme, marrin benificione të mëdha për punën që nuk e kryejnë.

Pra shpërblehen për humbjet dhe shpenzimet që i shkaktojnë shtetit.

Nejse!

A ju kujtohen bisedat mbi gjakderdhjen financiare këtyneherë, që dikush e kishte vështirë ta kuptonte!?

Atëherë a po kuptojmë çfarë është gjakderdhja financiare tash?

Jo gjak në kuptimin real shpirtëror, por një varrë që kullon gjak në kuptimin sumalitiv nga ekonomiksi.

Varrë që rrjedh paraja e taksapaguesve, në vazhdimësi dhe plotësisht duke shkuar në dëm të vendit dhe buxhetit të shtetit.

Afarizmi privat po falimenton, por se prapë se prapë duhet me paguar taksen e shtetit!

Këto ndërmarrjet që udhëhiqen me mbi 2400 persona në bordet e tyre, le që nuk gjenerojnë të hyra fitimprurëse, le që nuk paguajnë taksën shtetit, le që nuk i balancojnë të ardhurat me pjesën tjetër të qytetarëve, por ato vazhdojnë të shpenzojnë buxhetin e shtetit me shuma marramendëse.

Rrjedhimisht ndërmarrjet publike vazhdojnë të varfërojnë qytetarët e republikës më paaftësinë e tyre menaxhuese, ose edhe të qëllimtë, who know!

Këto ndërmarrje vazhdojnë të lënë vrimat e hapura prej nga rrjedha financiare e tyre bien nëpër duart e keqpërdoruesve dhe keqmenaxhuesve.

Për 10 vite çka kanë shpenzuar ndërmarrjet publike, një herë tjetër do të shkruajmë çfarë ish mundur të ndërtohet me 1 miliard e 319 milion e 760 mijë euro (1.319.760.000)

That’s it.

Financial Bleed. To lose money in a venture or investment over time. Bleeding may occur fast or slowly, but never improves”.

____
ESH

____________

Publikme.com

By Emrush