• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Vendet më të varfëra në botë

ByEmrush

Dec 28, 2020

Shtetet Shqiptare Kosova dhe Shqipëria po radhitën me shtetet tjera në botë, si shtetet më të varfëra në listën që tregon Focus-Economics në publikimin e tyre të 2020-ës “Porest Countries in the World”.

Një GDP (BPB-Bruto prodhimi i brendshëm) më e madhe për kokë banori kontribuon në mirëqenien e një shteti, të një kombi.
Renditja është bere duke përdorur BPB e vitit 2019-2020 rritjes apo rënies ekonomike të një vendi.

BPB për kokë banori është tregues për të matur përformancën ekonomike të vendeve në raport me popullsinë e tyre.
Bruto Prodhimi i Brendshëm është pjesëtuar me numrin e banorëve të atij vendi, dhe është nxjerrë një pasqyrë e jetesës në atë vend.

Sipas raportit Republika e Kosovës është në renditje dukshëm më të keqe se shtetet e rajonit, ku vijnë Shqipëria pas nesh, pastaj Bosnja, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Romania, Mali i Zi e kështu me radhë.

Sado që ne në vazhdimësi kemi proklamuar rritje ekonomike të vendit tonë, realisht të dhënat janë treguar jo të sakta qëllimisht, sepse rrjedhimisht ka pasur regres, e që në fakt është krekosur për progres.

Keq menaxhimi, keqpërdorimi, mungesa e profesionistëve, mungesa e planifikimeve, lufta për pushtet, armiqësitë politike, punësimi militant e familjar, ikja e studentëve dhe kuadrove, konkurset e kurdisura, mbajtja me çdo kusht e pozitave duke ju raportuar bossave e jo institucioneve ka bërë që vendi të gjej radhitjen në mesin e shteteve më të varfëra në botë.

Rënia ekonomike, rritja e borxhit publik, kredi marrja e vendit tonë në institucionet ndërkombëtare financiare, do të jetë problem për secilën do udhëheqje që do të vij, sepse ne gati se paskemi ardhur përkrah shteteve si Kongo, Mozambik, Uganda, Taxhikistani, Sudani, Jemeni, Etiopia, Tanzania etj.
Stagnimi i rritjes së kamatave do të jetë i vështirë, dhe për rrjedhojë vendi nuk do të mund asnjëherë të këtë një rritje ekonomike dhe daljen nga borxhet, kur kihet parasysh deficiti i brendshëm financiar, nëse vazhdohet me këta barometra.

Pra!

Për ketë arsye njerëzit po rrinë në një këmbë, duke pritur ndryshimet pozitive ose liberalizimin! Të vazhdosh të taksosh qytetarin dhe komunitetin për t’i krijuar avantazhe një klase të caktuar politike nuk është zhvillim dhe mbrojtje, por është grabitje dhe varfërim (disrael)!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush