Se korrupsioni eshtë percpecion në shoqëri më shumë se realitet, nuk po duket që ka një përkufizim adekuat akoma!
Me vet faktin që sheh ngecje, mos zhvillim, rënie të standardit jetësor të qytetarëve, mos vlerësim i të huajve ndaj nesh, tituj të përditshëm nga më të ndryshmet që tregojnë keqpërdorimet e parasë publike tregon që nuk është vetëm percepcion!
Sondazhe të ndryshme nga agjencione me reputacion dhe prestigj evropian në vazhdimësi ndër vite na njoftojnë se korrupsioni është aktiv dhe i lartë në institucionet e vendit, ne le që nuk e ndalim dhe të përballemi me ketë fenomen, përkundrazi tashmë është filluar një kampanjë tjetër duke thënë që është vetëm percepcion!
Prokuroria, gjykatat dhe FSK kanë një rënie të mirë përsa këtij fenomeni, dhe një rritje e besueshmërisë së qytetarëve ndaj këtyre institucioneve!
Bile Ushtria e Kosovës ka një besueshmëri mbi 81% të qytetarëve dhe ajo e Policisë me mbi 62% gjë që tregon një barometër se qytetarët dëshirojnë dhe duan institucionet që merren me mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.
Prandaj fokusi buxhetor dhe investues duhet të jetë në këto segmente të cilat tashmë janë asetet kryesore për funksionimin dhe ruajtjen e një shteti të mirëfilltë dhe të sigurt për jetë!
____
ESH
____________
publikime.com
Source: Radio Evropa e Lirë – REL