Në nëntor të 2015 kishin filluar negociatat përfundimtare për statusin e Kosovës. Ato ishin caktuar të mbaheshin në Vjen të Austrisë.
Delegacionet nga Kosova dhe Serbia po takoheshin më ndërmjetësimin ndërkombëtar që përfaqësohej nga Ahtisari dhe Austriaku Albert Rohan.
Viena një qytet i lashtë e kulturor, ku gërshetohet klasika dhe moderna. Nuk është prekur po thuajse asgjë nga e kaluara, siç nuk kishte mbetur asgjë nga teknologjia e re pa u futur dhe bashkë dyzuar në mes të rejës dhe të vjetrës.
Në kishim pasur rastin të shkonim në Viena përmes Odes Ekonomike gjatë vitit 2007, dhe në agjendën e Odës ishin përfshirë një panair, një vizitë një ndërmarrje që merrej me prodhim e alarmeve që kishte një bashkëpronar Gjerman, qytetin e vjetër, vendosjen e pajisjeve për shenjëzimin vertikal edhe horizontal të qytetit të vjetër pa dëmtuar asgjë nga e kaluara e kështu me radhë.
Si dhe për fund ishte rezervuar edhe një vizitë headquarters Raiffesien Bankës, ku na kishte pritur drejtori kryesor për më shumë se 25 minuta, edhe atë veç që ishim shqiptarë sepse thuhej që agjenda e tij ishte shumë më e ngarkuar se e Kancelarit Austriak.
Nejse!
Vizitat zhvilloheshin ditën nëpër vendet ku ishin terminët dhe disa prej tyre edhe natën së bashku me odën austriake e cila ishte edhe nikoqire e jona përgjatë vizitës sonë në Vjen. Trasnporti bëhej me trafik urban, zakonisht me bus, tramvaj dhe me tren.
Funksiononte gjithçka perfekt, ashtu ishte e organizuar infrastruktura që të merrte mendja që vet po ecin gjërat.
Gjithçka ishte në vendin e vet, asnjë gjëje nuk mund ti thoje që nuk është në vend të vetin.
Kah të sillej syri, shihje hijeshi, rregullim, zhvillim e disiplinë. Të gjithë shikonin drejtimin e vet, të gjithë përshëndetnin njëri tjetrin, edhe nëse se njohje së paku një buzëqeshje si shenjë dashamirësie të ofronte!
Edhe ata telat e rrymës që furnizoheshin me rrymë për transport Busat dhe Tramvajat ishte kënaqësi ti shihje. Ecëshe me kilometra të tëra dhe asnjë tel nuk ishte i shtrirë më poshtë apo më gjerë se tjetri, ishin një vijë!
Për mos mu zgjatë shumë se tani s’po lexojnë.
Një miku ynë që ishte me ne kur kaluan 4 ditë dhe u magjepsëm me bukurinë e gjithanshme që ofronte Viena, po pyet?
“Miku, si ka mundësi që delegacionet tona dhe njerëzit që përfaqësojnë ato, e që në fakt ishin të gjithë personalitete që kishin pozita të larta shtetërore në vendimmarrje.
Ministra, deputet, kryetar komunash, inxhinier, ekonomist, arkitekt të e shohin zhvillimin e këtij qyteti (Vienës) e të mos e sjellin bile së paku nja 1% në Kosovë të asaj çfarë kanë parë në Vien?”
Si me ju përgjigjë!?
Ka mbi 17 vite që ka shkuarje e ardhje të zyrtarëve të Republikës së Kosovës që dalin dhe ecin nëpër Evropë dhe Botë.
Nuk ka vend e qytet që nuk është shkelur nga trajnime, vizita, e panaire të drejtuesve tanë në Evropë.
Lirishtë mund të themi se çdo i dyti zyrtar ka dal në perëndim apo jashtë vendit tonë. Atëherë të vjen të pyesësh sërish?
Si ka mundësi që nuk kanë adaptuar diçka nga kultura, zhvillimi, bërja e biznesit, teknologjia, arkitektura ndërtimi nga ato shtete?!
Përmes një vizite njeri kishte qenë në Rovigo të Italisë, një qytetës e vogël afër Venecias. Pasi kishin qëndruar 5 ditë nëpër vizita të ndryshme, ishin kthyer në atdhe!
E kishin pyetur si ishte?
Çfarë të ju them, si të dalësh prej Kosovës mirë është gjithandej! Të gjithë janë zhvilluar në shtetin e tyre. Kanë zhvilluar mjekësinë, transportin, kulturën, shkencën, arsimin, biznesin, raportin shoqëror, teknologjinë. Ka përparim gjithandej!
E ne, eh ne!
Tërë jetën ëndërrojmë, por megjithatë duhet ta kuptojmë që jeta nuk është ëndërr!
Photography by:
____
ESH
____________
publikime.com