• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Iron Government – Iron Curtain

ByEmrush

Dec 5, 2020

Kur kishte ardhur në pushtet Margaret Thatcher në vitin 1979 gjatë akomodimit të ditëve të para në zyrat e kryeministrisë, si shenjë kujtimi kishte bërë një foto më tëre kabinetin që kishte gjetur ajo aty.

Disa ditë më vonë ajo kishte parë nëpër emisione të ndryshme nëpër tv njerëz nga kabineti i saj me pozita të larta tek flisnin për qeverisjen e saj në të ardhmen.
Flisnin shumë me naivitet dhe përbuzje për shkakun se një kryeministre ishte femër, dhe duke u bazuar mbi këtë ata thoshin se qeverisja do të jetë e njëjte, janë ndërruar vetëm personat, e në këtë rast ka ardhur një femër!
Thatcher kishte ardhur në pushtet me premtimet se do të ketë ndryshime se pari në partin konservatore që do ta kthente nga qendra në të djathtë e pastaj do të ndryshonte Britaninë nga një socializëm i butë drejt një shoqërie të sipërmarrjes së lirë.

Personat që zinin emisionet televizive nëpër debate ishin pothuajse të njëjtit që ishin edhe me kryeministrat tjerë.

Të nesërmen e hershme në mëngjesin e saj në punë, thërret të gjitha ata që ishin përfshirë nëpër debate duke folur keq për të dhe qeverisjen e saj, dhe shkarkoi pothuajse të gjithë kabinetin nga administrata e saj.

Shumica prej tyre njiheshin për qëndrimet e tyre të trashëguara nga qeveritë e më hershme, dhe një numër i madh i tyre kishin afera të ndryshme korruptive dhe njiheshin si zyrtar kontrovers.

Me vendimin e saj kishte bëre që të thirrej nga Mbretëresha në zyrat e saj, duke ju tërhequr vërejtja, dhe duke kërkuar kthimin në punë të tyre duke mos bërë shumë bujë!

Lartmadhëri, unë do të qeverisë ndryshe!
Qeverisja ime nuk do të jetë vazhdimësi e qeverisjeve para meje!

Për rrjedhojë nuk kishte pranuar sugjerimet dhe kërkesat e mbretëreshës, por kishte zhvilluar politikat e veta në ndërtimin e një administrate që ja ndryshoi drejtimin Britanisë. Krijoji imazhin pozitiv të lirisë Angleze nëpër botë, fitoi respektin e madh nga mbarë bota, hoqi një pjesë të fuqisë së sindikatave, pakësoi shpenzimet e sektorit publik, përforcoi sektorin privat dhe shume kompani shtetërore i privatizoi.
Ajo drejtori Britaninë për 3 mandate përplot 11 vite, dhe udhëheqja e saj do të njihet në botë zonja e hekurt (Iron Lady and Iron Government).

Në fjalimin e saj lamtumirës ajo tha: “Zonja dhe zotërinj. Po largohemi nga Downing Street pas 11 vjet e gjysmë vitesh të mrekullueshme. Jemi të kënaqur që po e lemë Britaninë në një gjendje më mirë se kur erdhëm në pushtet”.

Margaret Thatcher ishte dekoruar me titullin më të lartë mbretëror “The Baroness Thatcher” (Baronesha Thaqer) për guximin, përkushtimin dhe dashurin ndaj atdheut.

Pra, nuk mund të presësh ndryshime në vend nga një qeveri e re, nëse vazhdon të qeverisësh në rrugët e qeverive para teje.
Atëherë nëse kërkon të ndryshohen vetëm individët, kurse qeverisja të vazhdon e njëjtë, dije që s’ka përparim në atë vend!

Nuk mund të presësh zgjidhje të problemeve nga njerëzit që i kanë krijuar ato

____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush