• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Legjitimiteti qytetar

ByEmrush

Dec 2, 2020
  • E kotë është thirrja për një unifikim të spektrit, kjo gjë nuk është arritur asnjëherë ndërmjet shqiptarëve!
  • E kotë është edhe krijimi i grupeve dhe delegacioneve nga subjekte të caktuara, sepse është vërtetuar që nëse nuk ka një dakordim të përgjithshëm, nuk ka asnjë efekt dhe sukses.
  • E kotë është edhe caktimi i ndonjë emisari apo kryesuesi për bisedime apo për çfarëdo censusi tjetër, kur nuk e ka dakordimin e të gjithëve. Është i destinuar të dështoj (hypë se te vrava, zbrit se të vrava).
  • Inciativat që nuk përfshijnë vendimet e qytetarëve janë të destinuara të dështojnë (hypë se te vrava, zbrit se të vrava).

Nëse dëshirohet që institucionet e shtetit të kenë një forcë mbështetëse mbrapa, atëherë duhet tu kthehen qytetarëve të marrin mbështetjen dhe legjitimitetin e tyre drejt forcimit të shtetit përmes verdiktit qytetar.

Plotësisht do të kenë një argument të fortë në duar, qoftë në përballje më forcat

brenda vendit, qoftë me ato ndërkombëtare.

Krenaria, forca, legjitimiteti, suksesi dhe fuqia politike do të vjen nga vullneti i sovranit!

Pra kthehuni te sovrani sërish, ri legjitimohuni dhe përgjegjësia kthehet dhe ngelët te qytetari.

Kalkulimeve mbi tavolinë duhet shmangur, nuk është kah i përkrah askush!

Shenjat për një ndryshim rrënjësor kanë filluar të shfaqen!

Ngutuni, s’ka kohë!

____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush