• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Pasuria e Kosovës dhe ndërmarrjet shoqërore në ish Jugosllavi

ByEmrush

Nov 19, 2020

Republika e Kosovës përveç temave që lidhen me statusin e vendit dhe këmbëngulësinë kinse për njohje reciproke mund të zhvilloj dhe të kërkoj edhe pasuritë e vendit tonë që janë përvetësuar dhe nëpërkëmbur nga republikat e ish Jugosllavisë, e veçanërisht nga Serbia.


Nëse fqinjët tanë të veriut nuk dëshirojnë të bisedojnë për viktimat e luftës, për dëmet e luftës, varret masive, kidnapimin e njerëzve, kriminelët e luftës, që në një masë të theksuar që të mos bisedohet për këto tema kanë edhe mbështetjen e ndërmjetësuesve negociator edhe Evropian edhe Amerikan, me theks të veçantë Evropianët janë ata që pengojnë hapjen e këtyre temave përgjatë procesit të bisedimeve, atëherë ne duhet të ndërrojmë qasje.

Pafuqia jonë për të ngritur padi për krime të luftës, për dëmet e shkaktuara nga Serbia, zbardhjen e varreve masive, arrestimin e kriminelëve të luftës, pengimin e krijimit të institucioneve tona, fushatën kundër çnjohjes se pavarësisë sonë, ka bërë që ne kemi humbur ndikimin dhe reputacionin përjashtë kufijve tanë krejtësisht. Ne tashmë konsiderohemi vetëm palë që duhet nënshkruar, e jo negociuar.

Përfaqësuesit e Republikës sonë që vazhdojnë bisedimet më Serbinë tash e 10 vite, e nuk po duket që kanë një fund të mirë për asnjërën palë, e sidomos për neve. Ne do duhet ndërruar strategjinë e qasjes në bisedime me Serbinë.

Ngutja e qeverive për të qenë pjesë e bisedimeve vetëm se është apo po kërkohej nga të tjerët, Kosovën e ka shpie në një rrugë pa krye, si rrjedhojë e kësaj procesi gjithnjë ka shkuar në favor të palës armike të shqiptarëve.

Atëherë.

Kosova do të kishte qenë mirë që të zgjeroj kontekstin e bisedimeve, dhe të përfshijë pasuritë e veta që kishte në kuadër të një shteti që nuk ekziston më.
Të gjitha republikat ish Jugosllave, për të mirë apo të keq ju kanë atribuuar ish Jugosllavisë, dhe për pasojë ndërmarrjet e përbashkëta që kishin funksion zingjiror në tërë Jugosllavinë janë marrë nën administrimin përkatës këto ndërmarrje, vetëm Kosova nuk ka mundur ti qaset aseteve të veta të pasurisë.

Kosova numëron mbi 165 prona nëpër shtetet e dala nga ish Jugosllavia, ku 99 prona gjendet vetëm në territorin e Serbisë.

Në Mal të Zi janë 36, në Bosnje Hercegovinë 15 prona, në Maqedoni janë 8 prona, në Kroaci janë 5 prona, dhe në Slloveni janë 2 prona shoqërore të Kosovës.

Serbët kanë hapur frontin tjetër në bisedime, duke anashkaluar çdo mundësi të përgjegjësisë që kanë ndaj luftërave të shkaktuara në Ballkan si pasojë e regjimeve të tyre.

Përveç në Slloveni dhe në Kroaci ku po thuajse i kanë rregulluar statuset e ndërmarrjeve që ishin pronë e këtyre shteteve. Dhe ketë e kanë realizuar jo që kanë pasur gatishmëri dhe vullnet politik e shtetëror serbët, por kanë qenë dhe janë të detyruar dhe nën trysni për kthimin e pasurisë së ndërmarrjeve që ju takojnë këtyre shteteve.

Pra, serbët “janë” të thyeshëm, vetëm së duhet me ju qas në të njëjtën gjuhë!
Reciprocitet…

Pretendimet e serbëve mbi pasuritë tona janë absurde. Ata po shkojnë në parimin themelor të jetës “mbrojtja më e mirë është sulmi” dhe këtë gjë po e bëjnë tinëzisht duke u përkrahur nga qarqe të caktuara Evropiane.

Është koha që delegacionet e Kosovës të përfshijnë ekspert të lëmive të caktuara në bisedime, e mos të shkohet me servil e njerëz të dëgjueshëm siç ka ndodhur deri më tani.
Rezultatet po i shohim, në jemi në pikën zero, e serbët kanë avancuar në të gjitha sferat, si ato politike, ushtarake, shëndetësore e ekonomike.

Bile ata duke përdorur asetet dhe pasuritë e Republikës sonë, dhe Republikave tjera të ish Jugosllavisë kanë rritur standardin jetësor në vendin e tyre, rrjedhimisht kanë rritur apetitet e tyre për kthimin e disa republikave në administrimin e tyre, nëse është nevoja edhe me luftë.

Me pasuritë tona kanë investuar në ushtri dhe kanë rritur ndikimin në Ballkan dhe ne rajon duke u bëre kërcenim serioz për shtetet e brishta dhe të paqëndrueshme siç janë Kosova, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe mund të themi edhe Shqipëria.

Parat dhe pasuritë tona kanë ndikuar për rrjedhojë në rritjen ekonomike dhe pasurimin e vendit serb.

Ne kemi kaluar në të kundërtën e kësaj, GDP jonë ka pësuar një rënie dhe ka treguar një paqëndrueshmëri, duke mos pasur asnjë pasuri as në berzat botërore, kundrejt kësaj serbët kanë rritur GDP e tyre në raport me shtete e Ballkanit shumë herë më të lartë.

Serbët duhet varfëruar për tu detyruar të jenë stabil në bisedime, në të kundërtën Kosova do të vazhdon të humb betejë pas betejë në tryezën e bisedimeve, deri sa do të vijë një moment që zgjidhja jonë do të kërkohej sërish me luftë dhe dhunë.

Dhe, sërish në do të jemi fajtorët sepse nuk ofrojmë zgjidhje paqësore në tryezë!

Serbët për të gjitha do të pranojnë të bisedojnë, vetëm për çështjet ekonomike ku do të prekin drejtë për drejtë pasuritë e tyre nuk të pranojnë asnjëherë.
Për ketë nuk do të ketë një mekanizëm që do ti detyron.

Ndërmarrjet shoqërore të Kosovës brenda ish Jugosllavisë janë shfrytëzuar, ju kanë ndërruar dhe transformuar statusin titullar juridik në mënyra të kundërligjshme, e sidomos në Serbi dhe Mal të Zi kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë më e theksuar.

Të përkujtojmë se vetëm ndërmarrja shoqërore pasuri e Kosovës “Jatex” nga Gjakova kishte gjithsejtë 31 objekte ku 24 prej tyre janë vetëm në Serbi.

Në bazë të përllogaritjeve të ekspertëve në kohën kur janë uzurpuar ndërmarrjet tona nga vitet 90-ta vlera e tyre shkonte deri në 25 miliard dollar.

Nganjëherë të krijohet përshtypje, çfarë shkolla paskemi krye ne? Ku janë këta ekspertë, pse nuk ju epet mundësia njerëzve profesionist?
Për çfarë na shërbeu përgatitja superiore dhe nxjerrja e gjithë këtyre kuadrove e ekspert të lëmive të ndryshme?


Të ne edhe arat, fushat e malet i privatizuan gati!

Sot jemi dëshmitarë të rrjedhave në botë, se një shtet i fortë ekonomikisht dhe ushtarakisht po rrit ndikimin e tij edhe në vendimmarrje!

Nëse do paqe, përgatitu për luftë.

Por fjala luftë është përkufizim për organizim shtetëror të fortë ushtarakisht e ekonomikisht, e jo individ e thirrje sipas kanunit të bazuar në heroizmat individual.

____
ESH
____________
publikime.com

PS: na dimë me shkrua edhe si dhe çfarë duhet të bëjnë institucionet në të ardhmen, e jo veç me ju qëndrua mbrapa duke i kritikuar 😉

By Emrush