• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Pako e rimëkëmbjes ekonomike

ByEmrush

Nov 16, 2020

Sipas Legjendave thuhet se fortesa Rozafa kishte arritur të mbijetoj sulmeve të njëpasnjëshme nga romakët, sulmeve ju kishin bërë mjaft mirë ballë Ilirët.
Nga vepra e Tit Livit njihet si vendi më i fortë i labeatëve, një fortifikatë ku sipas veprës Aedificis të Prokopit të Çezaresë përmendet Skydreonopolis në grupin e fortesave të rindërtuara në kohën e Justinianit.

Nejse, s’ka relevancë kjo!

Ideja ishte me tregua epilogun mbi legjendën e kësaj fortese dhe rënien e saj që shumëkush nga ju e keni parë sa herë keni marr me shkua Shkodër.

Herën e fundit kur ishte pushtuar pas një rezistence të madhe nga Labeatët kundrejt Romakëve, ishte tmerruese aty çfarë kishin parë brenda kur janë futur pretorianët!

Pas një kohë të gjatë kur pretorianët nuk kishin mundur të futeshin brenda dhe pothuajse ishin dorëzuar. Kishin hequr dorë nga tentimi për të marrë kalanë.
Bënin rojë vetëm përreth saj, dhe më vite nuk kishte pasur dalje nga fortesa, e as hyrje në të.

Kur një ditë marrin pushtuesit të futën në të, përgatitën mirë dhe mësyjnë fortesën, arritën të futën brenda mureve të saj pa asnjë rezistencë të vetme.
Hyjnë brenda, e çfarë të shohin njerzë të vdekur trupa te ekshumuar dhe nuk kishte po thuajse asnjë gjallesë brenda!

Pra, legjenda vazhdon tregimin që kishin vdekur të gjithë për shkakun e varfërisë, dhe asaj që nuk kishin çfarë për të ngrenë!

Tërheqja e paraleles!

Panoja si instalacion i vendosur përpara institucionit përgjegjës për mbarëvajtjen e mirëqenies së qytetarëve tregon edhe njëherë që ndihmat për fuqinë punëtore dhe shpëtimin e bizneseve duhet bërë pa humbur kohë!
Kurba e jetës po shkon drejt pikës zero, dhe dikur edhe po u shpërndan do të jetë efekti i Fortesës Rozafa.

Më shumë se 5 mijë biznese janë shuar, e po aq janë rrugës drejt mbylljes.
Ato ndërmarrje që arrijnë të operojnë në këtë kohë qeverisëse, dalin të jenë futur në borgje apo kredi që për rrjedhojë do të operojnë nën trysnin e detyruar.

Kosova dhe institucionet e saja e kanë luksin të mos i ndalin investimet nëpër rrugë e asfalt, kanalizime e trotuare, zbukurime e dekorime, por nuk shfaqin mundësinë ti lëshojnë ndihmat për taksapaguesit që disa prej tyre paguajnë qe 20 vite.

Kosova dhe institucionet e saja mbajnë primatin e shpenzimit të parasë publike dhe taksapaguesve të tyre pa ju dhënë asnjë llogari, dhe për nevoja të tyre akoma akomodojnë zyrat më inventar super komod, duke shpenzuar mijëra euro po ashtu në luksin e veturave, derivateve, pajisjeve teknologjike, udhëtimeve.

Ku mbetem. Ah po, po!

Po të ishte vullneti i ndihmës së qeverisë për qytetarët dhe ndërmarrësit kjo do të kishte kaluar kaherë edhe pa miratimin e ligjit, sepse deri më tash ato pak ndihma që kanë shkuar nëpër llogaritë e biznesit, nuk kishte nevojë për aprovim apo kalim të ligjit!

Ju mund të gjeni pretekstin se s’po aprovohet pakoja për rimëkëmbjen ekonomike, por një gjet duhet pasur kujdes se kur kalohet ky ligj për miratimin e rimëkëmbjes ekonomike, atëherë s’kanë me mbet shumë përfitues!

Ani kur po bëhen kinse po e qajmë hallin e qytetarëve.

Pastaj thirrjen në tituj shkencor, përgatitje profesionale, dhe përvojë punëtore dhe jetësore, keshe profesionist, ekonomist ev ev!


Shumë bukur është ilustrimi brenda kësaj foto.

Kosë, kosë!

____
ESH
_____________

publikime.com

By Emrush