Në malësinë e Karadakut kishte qenë një ngatërresë në mes dy familje prej vitesh. Shumë ndërmjetësues ishin munduar ti pajtonin, dhe nuk kishin pasur ndonjë sukses.
Ata që kishin ndërmjetësuar deri atëherë kishin shkuar dhe lutur Idriz Seferin që të ndërmjetësoj në ngatërresën e këtyre familjeve.
Burri i fortë nga Karadaku, Idriz Seferi merr rrugën dhe arrin te njëra familje!
Në konakun e odës, nuk po e bënin shumë hesap Idrizin. Edhe pse ky ishte munduar të lëshonte ndonjë fjalë aty këtu, dhe arsyen se pse ngatërresa duhej përfunduar mbi familjet shqiptare, sepse nëse jemi në armiqësi në mes vete armiqtë tanë do ta kenë më lehtë të na sundojnë!
Kryesisht Idrizi fliste mbi motivet kombëtare dhe luftën për çlirim nga pushtuesit!
Meshkujve të odës nuk i kishte bëre shumë përshtypje prania e as bisedat që i fliste Idrizi!
Mori ndezi një cigare pasi e kishte pështjell më herët.
U kollë si fortë njëherë Idrizi,!
Dhe nisi bisedën më një tonë më të lartë:
- Nëse më shihni për bukuri, dijeni që unë nuk kam faj “perëndia i ka fajet, ajo më ka falë kështu”.
- Nëse më shihni për terzi për (gardërobë, veshje), fukarallëk, si kam fajet unë!
- Nëse doni të më shihni për fjalë, qëndrimet dhe vendosmërinë time atëherë dëgjoni këtu mirë dhe me vëmendje’’
Atëherë e rëndësishme është çfarë fshihet pas formës, sepse mençuria, dija, urtësia intelekti nuk janë tipare që shihen, dhe nuk prezantohen nga pamja fizike.
Dhe po të gjykosh dikë për pamje dhe pasurin kjo tregon instinktin që personaliteti juaj ka një rrezik ekzistues në rënie të bazuar mbi paragjykimin.
Prandaj, njerëzit nuk bën të gjykohen nga pamja, e as mendja.
Nuk ka qenë në horizontin e tij e as në mundësin e tij.
Është një dhunti tjetër!
Njerëzit duhet të gjykohen nga të berat dhe veprat e tyre. Nëse janë të mira dhe të dobishme duhet shpërblyer, nëse janë të këqija dhe të padobishme, duhet ndëshkuar.
____
ESH
_____________
publikime.com