A e kuptoni!
Liria, Liria, Liria!
Një sistem i ndërtuar për mirëqenien e qytetarëve të saj brenda Republikës së Kosovës po konsiderohet si një investim fiasko, dhe plotësisht i pabarabartë dhe i padrejtë ndërmjet shtresave të caktuara të popullatës!
Në Republikën tonë sot e 20 vite me radhë GJENI me të pas fal zoti i lum, s’ke mundur të depërtosh hiç askund po nuk ke qenë pjesë e rrjetit klientelist partiak.
Hiç, bash hiç askund!
S’ke mundur të jesh në asnjë institucion publik që përfaqësohet nga Republika e Kosovës.
Për tërë kohën e pasluftës së ekzistencës sonë kanë kaluar vetëm të dëgjueshmit që kanë shfaq tipare prej pseudopatriotëve, e pseudo intelektualëve, gjysmë profesionist dhe shërbyes të devotshëm ndaj padronit.
Një klientel e ngushtë i kanë përfituar të gjitha, ama të gjitha!
Gjithçka e mirë që vjen nga shteti janë përfituar nga pa meritorët, s’ka pas nevojë as konkurs, as mundim për të depërtuar!
Thjeshtë ka mjaftuar libreza!
Të mirit, intelektualit, të devotshmit, patriotit, profesionistit, atdhetarit, të mençurit me gjithë mundin që të behët pjesë e zhvillimit të vendit të tij, asnjëherë nuk ju ka dhënë mundësia.
Përkundrazi, është shtypur, zhantazhuar, etiketuar, linçuar, kërcënuar e sulmuar vetëm e vetëm që ai të mbetët poshtë, shumë poshtë!
Nganjëherë të krijohet përshtypja që as viza nuk mujshim me marr pa të njohshëm!
Njerëzve ju duheshin vizat, jo për turizëm e për shëtitje, por ikje dhe shpëtim.
Kafshatë që s’kapërdihet është mjerimi, e jo LIRIA!
Liria ka çmim dhe ka vlerë kur është kolektive, nëse ajo kalon në zonën selektive, atëherë vlera e saj zbehet, humbet!
Se njerëzit nuk dëshpërohen e nuk ikin nga LIRIA, po nga mjerimi dhe padrejtësia!
____
ESH
_____________
publikime.com