• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Vetëm hija do mbetet pas

ByEmrush

Nov 4, 2020

Lokja 73 vjeçe kishte një kohë që jetonte vetmuar në Kosovë, të 5 fëmijët e saj djem e vajza, me nipa e mbesa i kishin ikur jo shumë kohë më herët nga Kosova drejt perëndimit për të kërkuar një jetë më të mirë, gjë edhe e kishin gjetur.

Në fund i kishin rregulluar fëmijët një lejë qëndrim, dhe e kishin marrë me vete në perëndim.

Në pyetjen që i kishin bërë lokes së gjorë mbi atë se si u ndjeve kur le shtëpinë dhe djersën e derdhur aty, sepse burri i kishte vdekur herët, ishte përgjigjur!

“Me ju thënë të drejtën, as kokën se kam kthye mbrapa kur erdhi taxi me më marrë”, shtoi lokja, duke nxjerrë një ofshamë të thellë!

Pra, erdhëm në vijën e fundit, duke lënë pas terë pasurinë e trashëguar ndër shekuj, e duke mos ndjerë asgjë për të!

Qytetarët normal e të thjeshtë nuk po gëzojnë të mirat e benifitet që duhej të ju ofroj shteti e republika e tyre.
Atë po e korrin e po e shijojnë një shtresë e privilegjuar përmes përfitimeve, vjedhjeve, e keqpërdorimeve që ju mundëson rrjeti klientelist!

Një ditë, do të mbetet vetëm hija pas!

Gjithë të mirat

____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush