• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Lockdown kolapson ekonominë tonë

ByEmrush

Oct 31, 2020

Tash kur jemi në prag të mbylljes së sërishme që po flitet, e që në fakt krahasuar më gjendjen e krijuar nga covid19 kur u patëm mbyllur dhe tani ne do duhej ishim mbyllur kaherë.
Është numër shumë më i madh i të infektuarave sot, dhe shumë e më shumë raste aktive më covid se atëherë kur vendi kishte shkuar në mbylljen definitive si me dry.

Pra një “lock down” i sërishëm për vendin tonë do të ishte një fiasko kapitulluese shikuar nga aspekti ekonomik!

Por nuk do të jetë një shkuarje drejt pikës zero vetëm çështja ekonomike, shumë nga mjek dhe psikolog po bëjnë thirrje nëpër Evropë e gjetiu, që ana mendore do të ndikoj shumë negativisht në tretmanin shëndetësor!

Vendet të cilat po përgatiten për një lockdown të serishëm kanë marrë masat e duhura kaherë, dhe kanë përfituar shumë nga përvoja e shfaqjes në fillim e covid.

Kanë marrë me kohë masat ekonomike, arsimore e shëndetësore!
Ata pakot financiare ekonomike i kanë të jetësuara, nuk është si të ne 2 muaj duke u marrën me një ndihmë që do të vinte prej 170.eurove.

Pra, do të del në sipërfaqe rrezikshmëria më e theksuar nga “lockdown” dhe shkuarja drejt mbylljes, se sa përkeqësimi që do të mund të sillte virusi covid.

Dy shtyllat jetësore që kanë të bëjnë më njeriun do të duhej ti kishte parasysh shteti!

1) Ekonomia, të ardhurat personale familjare për mbijetesë dhe kapërcim të kësaj gjendje.

2) Mendja e shëndosh në trup të shëndosh.

Nuk mbulohet dielli me shoshë, sikur që nuk mund të merren vendimet nga brenda të ulur në lëkurën e foteleve që janë paguar me taksat tona!

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush