Me gjithë vështirësitë e krijuara si pasojë e covid19, mërgata jonë prap se prap del të jetë burimi kryesor në mbajtjen në jetë të shtetësisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Edhe pse nuk pati sezonë për vizita familjes në Kosovë nga mërgata jonë, ata sërish treguan forcën e vet financiare të vendosur të jenë përkrah familjarëve të tyre në momentet kritike që po kalojnë përgjatë pandemisë së krijuar nga virusi.
Dërgesat nga diaspora, në Kosovë vazhdojnë të paraqesin një prej burimeve kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare. Po ashtu, ato paraqesin burime që sigurojnë gjendje stabile sociale.
Remitencat janë pagesa parash në formën e dërgesave pa kundër shpërblim dhe janë pjesë përbërëse e bilancit të pagesave në llogarinë korente të sistemit monetar. Ato, në mbarë botën, llogariten të jenë fluksi i dytë më i rëndësishëm financiar pas ndihmave ndërkombëtare apo prodhimit vendor.
E kur kemi parasysh të ne që s’kemi asnjërën e as tjetrën (as ndihmën ndërkombëtare e as prodhimin), atëherë remitencat dalin të jenë burimi i vetëm financiar i qëndrueshëm i buxhetit të Republikës së Kosovës.
Pa ardhë hiç po e mbajnë në këmbë shtetin tonë!
Kjo behët vetëm nga atdhedashuria dhe patriotizmi i mjaftueshëm që mund të kenë për vendin e origjinës!
Kur ne këtu e dëmtojmë, e vjedhim, e demolojmë ata e kthejnë dhe e mbajnë në binar rrjedhën e Republikës!
Përderisa në turpërohemi nga vendi ynë, ata shfaqen dhe ndjehen krenar me të!
Aferim njerëz, bravo!
____
ESH