• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Vazhdojnë shpenzimet publike në kohën e covid19

ByEmrush

Jul 24, 2020

Me gjithë humbjet e mëdha ekonomike, dhe rënien e biznesit para pafuqisë shtetërore për të ndihmuar duke i zgjatur dorën për të shpëtuar nga falimentimi vazhdohet me ndërtimet dhe investimet nëpër projekte krejtësisht të panevojshme për momentin për qytetarët.

Përderisa institucioni i vetëm për akumulimin dhe mbushjen e buxhetit Administrata Tatimore tregon për nivelin e rënies së inkasimit të të hyrave, vështirësitë që kanë bizneset, dhe sa nga to po shkojnë drejt kolapsit dhe futjes në borxhe, mungesa e remitencave sivjet. Por institucionet relevante të dikastereve të ndryshme qeveritare vazhdojnë me investimet kapitale.

Vazhdojnë të shtrohen rrugët, vazhdojnë të improviziohen parqet, vazhdon shpronësimi dhe pagesa e tokave private, vazhdojnë të zbatohen projektet për auto udhën, mbjellje të fidanëve, ndërrim të inventarit, pagesa ndaj furnitorëve, subvencione, rregullimi shtretërve të lumenjve nëpër qytete të ndryshme të Kosovë, ndërtimi i palestrave, ndërtimi i urave, revitalizimi i stadiumeve etj.

Paramendojeni është duke vazhduar një projekt mbi ndërtimin e qendrave nacionale të Tenisit nëpër qytetet e Kosovës.

Bile në disa raste përgjatë kalkulimit me vitin paraprak investimet dhe shpenzimet për projektet kapitale kanë pësuar rritje gjatë kohës së pandemisë! Buxheti i Republikës vazhdon të shpenzohet mbi 15-25% për mëditje dhe transfere akoma!

Njerëzit nuk po munden të ja dalin dita ditës në këtë kohë krize të shkaktuar si pasojë e covid19. Edhe sikur të ju dilte paga e premtuar nga pakoja qeveritare fiskale prej 170 eurove.

Bizneset po shkojnë drejt kurbës zero, një pjesë e qytetarëve nuk e kanë as idenë si të vazhdojnë të jetojnë mbi tëre ketë trysni dhe panik si rrjedhojë e virusit.

Shteti ynë akoma vazhdon të derdh buxhetin e saj nëpër projekte të vdekura, dhe që s’kanë asnjë dobi momentale për qytetarin!

S’di çfarë u bë në këtë vend?
Nëse kërkesat e qytetarëve janë për diçka tjetër, është interesant që institucionet shtetërore rreshtohen kundër, kjo ndodh kudo në çdo sferë, dhe në vazhdimësi!

_____
ESH
____________
publikime.com
__________________
source sequence: gap

By Emrush