Neve nuk duhet thënë të vërtetën, po na the se si është realiteti, dhe çfarë janë gënjeshtrat, atëherë ne na ke prishur ëndrrën, dhe si rrjedhojë e kësaj neve na ke dëmtuar ardhmërinë e ndërtuar nga fantazia jonë të bazuar mbi gjërat jo reale.
Ne ikim qëllimisht nga e vërteta, dhe më dëshirë jetojmë me gënjeshtrën (rrenën), se sa të ballafaqohemi me realitetin.
Nuk behësh i mirë me ne po na tregove realitetin, kudo në çdo sferë!
Ne dëshirojmë të jetojmë nën jetën e rreme, e dimë që s’dimë asgjë dhe s’kemi marr shkollimin e duhur, po na tha dikush na lëndon shumë!
E dimë që s’jemi për detyrën dhe punën që bëjmë, megjithatë ne vazhdojmë sepse ajo është rruga që kemi marrë, dhe gjykimet që vijnë anash mbi realitetin ne i pranojmë vetëm si gënjeshtër!
Hierarkia shkon nga poshtë e deri lartë në maje duke besuar që ne jemi në rrugën e duhur, e kurse realiteti na tregon tjetër kaheje, atëherë ne fillojmë të luftojmë dhe mbrohemi, duke e ditur që është rruga e gënjeshtrës!
S’ka rëndësi!
Ne rreshtohemi aty ku dikush na zbukuron jetën me gënjeshtra, aty ku realitetin nuk na paraqet, por është jetike çfarë na premton!
Ne, në vend që të fitonim epitetin shoqëri e arsimuar dhe emancipuar, ne kemi marr epitetin shoqëri e politizuar!
I lirë mund të cilësohet vetëm ai që mund të jeton pa gënjeshtra!
____
ESH