Atëherë ne kemi menduar që vetëm duhet të shpallim pavarësinë, dhe pastaj te tjerat do të behën vet!
Pa ndonjë plan për të ardhmen, pa kalkulime afatgjate ne filluam të përdorim asestet e trashëguara nga ndërmarrjet publike për përvetësime personale, dhe si rrjedhojë e kësaj i vumë në privatizim të gjitha!
Ndërmarrjet publike që mund të llogariteshin si pasuri e shtetit e që do të mund të gjeneronim të hyra, duke i ri aktualizuar ato në prodhim dhe duke i kthyer ato në treg pastaj, ne i privatizuam të gjitha.
Krejtësisht më çmime të lira, që kishte rast më çmimin që ishte privatizuar ta zëmë një ndërmarrje, 40 fishin e saj kishte pasur pasuri brenda saj materiale për treg, dhe toka që përfshihej në kuadër të pronësisë së asaj ndërmarrje.
I privatizuam të gjitha fabrikat(ndërmarrjet) prodhuese, tokat, arat dhe malet i privatizuam!
Paralelisht me privatizimin, krekosnim për investime të jashtme!
Kërkonim e bënim çmos kinse për të sjell investime të jashtme.
E çfarë ishim ne në gjendje ti ofronim investitorëve?
Ndërmarrjet i privatizuam vet, pronën shoqërore e përvetësuam përmes ankandeve publike, arat dhe tokën po ashtu e privatizuam!
Eksperienca e vendeve në tranzicion tregon se: investitorit të jashtëm, do të mund ti jepnim tokën, uzinat në kuadër të ndërmarrjes që tashmë makineria ishte vjetruar për ti rigjeneruar ato, ose ripërtërirë më ndonjë investim strategjik, dhe këtij investitori do ti ofronim po ashtu lirim nga taksa dhe tatimi i pronës për 5 vite. Investitori do të kthente në prodhim fabrikën, do të punësonte fuqinë punëtore, dhe për rrjedhojë siguria e tij do të ishte stabile në momentin kur do të nënshkruante me shtetin marrëveshjen!
Cila është mundësia e një investimi të jashtëm tash në Republikën tonë?
Pra, farsa për tërheqjen e investimeve të jashtme në Kosovë, thjeshtë ishte një retorikë parazgjedhore, dhe për pasojë të kësaj kamuflimi ishte perfekt për përvetësime dhe shitje krejtësisht në çdo nivel të tregut.
Shnos më kanë!
Me rendësi është që titujt shkencor i posedojmë, i kemi futur në ram dhe varur në mur!
On the next: Investimet në Kosovë dhe shmangia e tyre
_____
ESH